Hyrje | LAJME | Maqedoni | Qeveria harxhoi 2.4 milion euro të mos i ketë shqiptarët nëpër këmbë

Qeveria harxhoi 2.4 milion euro të mos i ketë shqiptarët nëpër këmbë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Maqedonasit kurrsesi nuk mund të mësohen se edhe shqiptarët kanë hise në këtë shtet dhe janë pjesë e tij. Qeveria e mësuar që të këtë dorë të lirë, nën trysninë e kushteve që u krijuan pas vitit 2001, ka pranuar shqiptarë nëpër institucione, madje ajo paguan mijëra euro, vetëm e vetëm që ata të mos i ketë përpara syve dhe të mos shohin se ç’bëhet nëpër institucione. Rasti i fundit me administratorët shqiptarë, të cilët kanë marrë vendime pune, por nuk kanë vend pune tregon se kjo qeveri është e gatshme të paguaj kot, veç mos me i pas para syve shqiptarët. Rreth 800 administratorë të pranuar në punë në batë të konkursit të dytë dhe të tretë ka tetë muaj që marrin rroga dhe nuk shkojnë në punë, pasi nuk kanë një vend pune. Rroga mesatare e administratorëve është 300 euro. Dhe në bazë të një matematike të thjeshtë qeveria deri më tani ka paguar 2 milionë e 400 mijë euro për ta. Sigurisht se nuk e ka bërë nga zemërgjerësia për shqiptarët, por me të vetmin qëllim që ata të mos kem\në qasje nëpër institucione dhe të shohin se çfarë padrejtësish ndaj shqiptarëve përgatiten aty.

Nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit thonë se administratorët nuk kanë nis akoma me punë për shkak të procedurave. “Javën e ardhshme të gjithë administratorët do të nisin me punë. Vonesat kanë ndodh për shkak të procedurave”.

Ndërsa analistët mendojnë se gjithçka është e qëllimshme dhe procedurat mund të zgjaten aq sa të ketë qejf Qeveria. “Nikolla Gruevski është i gatshëm të paguaje edhe tre herë më shumë, vetëm e vetëm që të mos i ketë shqiptarët të kyçur në institucione, sepse aty ata do të shohin se si funksionon kjo qeveri. E keqja e asaj qëndron në atë se si këtë e pranon BDI-ja. E shihni se çfarë ndodh me të punësuarit shqiptar nëpër ministri të ndryshme? Ata thjesht nuk i duan nëpër institucione shtetërore dhe ky është çmimi më i vogël që mund të paguajnë për të”, tha analisti Kim Mehmeti. Sipas tij, VMRO-ja e Gruevskit paguan taksë mos me i pas shqiptarët nëpër institucione. “Imagjinoni, sa mund të kenë qasje shqiptarët në vendim marrje, kur edhe administratorët nuk duan që ti kenë nëpër këmbë. Fare. Në një farë mënyre Gruevski e ka zgjidh problemin që të mos e ndajë pushtetin me shqiptarët, pasi me këtë mënyrë e zgjedh edhe problemin që ky shtet të mos administrohet nga shqiptarët. Të jep para vetëm që të mos të të shohë me sy”, theksoi Mehmeti.

Edhe pas vitit 2001 maqedonasit nuk mund të pajtohen me faktin se edhe shqiptarët janë pjesë e këtij shteti.

Subscribe to comments feed Komente (5 publikuar):

shkupi në 15/03/2010 19:39:49
avatar
oooooooooooooooo hhhhhhhh a ne qofte se ja nisin keta javen tjeter une kam per ta lan edhe une vendin e punes .....po rrejn si maxhup se sja nisin javen tjeter ..........
Thumbs Up Thumbs Down
0
ekrem rexhepi në 14/03/2010 17:56:11
avatar
o abdulaqim ty je deshtim politik
Thumbs Up Thumbs Down
0
Besnik Kumanova në 14/03/2010 17:12:39
avatar
Po po do tja fillojne punes..edhe keto si ata te ministrise se kultures do ti pastrojne bibliotekat dhe do te punojne si sherbetore te maqedonasve.turp,turp,turp>
Thumbs Up Thumbs Down
0
Danny në 14/03/2010 16:28:00
avatar
Kjo eshte larje parash ne mes qeverise dhe BDI-se, qe qeveria e Gruevskit aspak nuk e perfille BDI-ne si kualicion qeveritare, por si nje kukull ne butiqe e veshur me tesha soleme dhe nuk dine ajo vete sa cka veshur.keshtu eshte roli i BDI-se ne parlamentin maqedon
Thumbs Up Thumbs Down
0
Ramadan Kovaci në 14/03/2010 10:16:36
avatar
Problem indikativ rreh ky tekst..Mua nuk me brengos cka do dhe cka ben "mjerka" per femijt e mij por cka dua une si prind per ta... Partia shqipetare ne kolaicion qeveritar, por hic ma pak edhe partit shqiptare ne opizit jan "prinder biologjik" te ketyre administratoreve shqipetar... Keta jan anemik, te pa zeshem, si te till e ndjejn veten te kenaqur, se e kan kryer detyren e vet prindore, femia e tyre ka siguruar kafshaten e gojes... eksistencen e vet biologjike... A se ay ka hum "tapine" mbi trollin e vet, kjo nuk e brengos "prindin". Te punosh si administrator eshte te te jesh zot ne shtepine tende... e ket sta le "mjerka". Keta "prinder" (funksjonar shqipetar ne parlament e instansa tjera shteterore te FYROM-it)nuk kan guxim qe para perfaqesuesve europian te ngren zerin per korupsjonin ne FYROM. Eshte korupcjon te jipen disa miliona euro ne ket form... e mares jan shipetaret... "Mjerka" (te mos keqkuptohemi, partit joshqipetare ne administrimin e FYROM-it) ket fare mir e din, ngase, po te mos ishte krim, do tua kishte dhene "femijve te vet" para pa pune (rroga pa pune te bere)..
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0