Sejdiu: Përvojat e Maqedonisë mund të shërbejnë si udhërrëfyes për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, pohoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira, dhe janë krijuar të gjitha mundësitë që ato të ngrihen në nivel më të lartë....
“Kosova dhe Maqedonia janë shembull i bashkëpunimit të mirë ndërfqinjësor në rajon”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.
Presidenti Sejdiu, po ashtu, theksoi se dy vendet tona tashmë e kanë krijuar një bazë shumë të mirë të bashkëpunimit, e cila do të jetë bazë për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella në të ardhmen, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, duke qenë fqinjë të parë, natyrshëm kanë interesa dhe ambicie të përbashkëta”, vijoi Presidenti, i cili çmoi të arriturat e Maqedonisë në procesin e integrimeve evroperëndimore, sidomos përfshirjen e këtij vendi në liberalizimin e vizave. Duke theksuar se përvojat e Maqedonisë mund t’i shërbejnë si udhërrëfyes i mirë Republikës së Kosovës. Në këtë aspekt, Presidenti Sejdiu shfaqi bindjen se Republika e Maqedonisë, sikundër deri më tani, do të vazhdojë të jetë një zë mbështetës për Kosovën në institucionet dhe forumet ndërkombëtare, në të cilat ajo merr pjesë, thuhet më tej në këtë komunikatë. Edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, pohoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira, ndërsa janë krijuar të gjitha mundësitë që ato të ngrihen në nivele edhe më të larta. Në këtë kontekst, ai veçoi angazhimin e qeverive të të dyja vendeve për nënshkrimin e katër marrëveshjeve të reja bilaterale, si një dëshmi se Maqedonia dhe Kosova janë të përkushtuara të punojnë së bashku për arritjen e synimeve të përbashkëta. “Republika e Maqedonisë do të jetë udhëheqëse e radhës e Këshillit të Evropës, nga muaji maj deri në nëntor të këtij viti, dhe gjatë kësaj kohe do të jetë në dispozicion të institucioneve të Kosovës, për t’u ndihmuar atyre njësoj si deri më sot”, tha Ministri Milloshoski.
Pas këtij takimi, Presidenti Sejdiu dhe Ministri Milloshoksi morën pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë.
Milloshoski: Maqedonia e përkrah tërësinë territoriale
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, ministri i jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski, tha se hapja e Ambasadës së Maqedonisë, që bëhet sot, është “konfirmim i marrëdhënieve të mira ndërshtetërore me Kosovën, të cilën e kemi njohur si shtet të pavarur”.
Ndërsa ministri Skënder Hyseni tha se Kosova dhe Maqedonia do të intensifikojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ministri Hyseni tha se vonesat në hapjen e ambasadës së Kosovës në Shkup janë të natyrës teknike. Ministri i jashtëm i Maqedonisë Antonio Milloshoski takohet edhe me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, ministri i jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski, tha se hapja e Ambasadës së Maqedonisë, që bëhet sot, është “konfirmim i marrëdhënieve të mira ndërshtetërore me Kosovën, të cilën e kemi njohur si shtet të pavarur”.
Ndërsa ministri Skënder Hyseni tha se Kosova dhe Maqedonia do të intensifikojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ministri Hyseni tha se vonesat në hapjen e ambasadës së Kosovës në Shkup janë të natyrës teknike. Ministri i jashtëm i Maqedonisë Antonio Milloshoski takohet edhe me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi./rtk/
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:58)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:47)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:38)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:32)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:29)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:19)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:17)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Maqedont i "shkerrdhejn" Shqiptaret e Kosova dhe Shqiperia kshyr!
Publikoni komentin tuaj