Borxhet e qytetarëve, problem global
Futja e qytetarëve në borxhe paraqet një problem gjithnjë më të madh global. Andaj për hir të Ditës Botërore të Konsumatorëve, ministria e ekonomisë dhe shoqatat joqeveritare për mbrojtje të konsumatorëve organizuan një debat ngase qytetarët e painformuar dhe të pa edukuar shumë shpesh janë viktima të reklamave joadekuate madje ndonjë herë edhe mashtrimeve. Ministri i ekonomisë, Fatmir Besimi, tha se qëllimi i debatit ishte që të rritet niveli i vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e tyre si konsumatorë. "Qytetarët duhet të jenë të njoftuar me obligimet e kompanive prodhuese dhe shërbime ndaj konsumatorëve që në mënyrë të drejtë t’i njoftojnë ato për kualitetin për përmbajtjen e prodhimeve dhe shërbimeve që qytetarët të jenë të sigurt për atë që paguajnë ", tha Besimi. Ai shtoi se sa i përket procedurës për shkeljen e të drejtave të konsumatorit, shkon në bazë të ankesave të konsumatorëve dhe ka disa forma. "Disa forma të procedurës për mbrojte të konsumatorëve janë në bazë të ankesave në institucionet përkatëse, qoftë të jenë lajmëruar nëpërmjet organizatës së të drejtave të konsumatorit, qoftë nëpërmjet avokatit të popullit, apo kompanive rregullatore në vend dhe në procedura gjyqsore, mirëpo ajo që duam të njoftojmë është se procesi është i dy anshëm, duhet të rritet edhe niveli i vetëdijes së qytetarëve tonë, konsumatorëve për të drejtat e tyre që të bëjnë ankesa, dhe në anën tjetër të rriten obligimet e atyre që ofrojnë prodhime dhe shërbime për konsumatorët", shtoi Besimi. Ndërkaq, sa i përket krizës në Greqi dhe efektin e saj në Maqedoni, Besimi theksoi se Greqia është një nga partnerët të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë dhe është normal që pritet të ketë efekte edhe në ekonominë e vendit e sidomos në pjesën e tregtisë. "Efektet e krizës së ekonomisë së Greqisë pritet të ndjehen edhe në Maqedoni mirëpo me një afat transitor, ndërsa ajo që ka të bëjë me investimet greke në Maqedoni, ne një periudhë afat mesme nuk do të ketë ndonjë ndikim serioz, kështu që në të ardhmen ne do të jemi fokusuar që të ndikojmë me masat adekuate të Qeverisë në lidhje me efektet e krizës globale të ekonomisë ashtu që do të mundohemi ta menaxhojmë mirë këtë situatë", tha Besimi. Ai shtoi se tani për tani ende nuk ka statistika se sa është në këtë periudhë ndikimi i kësaj krize por me anë të takimeve të vazhdueshme që i bëjmë me komitetin e biznesit ne do të ia dalim ashtu siç kemi bë deri më tani.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj