Hyrje | LAJME | Maqedoni | Cërvenkovski fton në debat tv kryeministrin

Cërvenkovski fton në debat tv kryeministrin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Lideri i opozitës në Maqedoni, Branko Cërvenkovski ka ftuar në debat televiziv kryeministrin Nikolla Gruevski për të diskutuar siç tha të gjitha çështjet që do të dëshironte kreu i qeverisë.

Kjo deklaratë erdhi pas akuzave në rritje nga partia qeverisëse VMRO DPMNE se Maqedonia ende vuan periudhën e tranzicionit kur qeveriste opozita aktuale, LSDM.

Sipas kësaj partie, privatizimet dhe mbyllja e fabrikave, humbja e vendeve të punës ndodhën për shkak të LSDM-së dhe qeverisjes së saj, që përfshin qeverisjet pas viteve ’90 dhe nga 2002-2006.

Lideri i opozitës, Cërvenkovski ofroi debat ku do të diskutoheshin të gjitha privatizimet dhe ndërmarjet qeveritare, por siç tha, edhe ata të periudhës kur në pushtet ka qenë VMRO DPMNE, duke përfshirë edhe katër vjeçarin aktual të qeverisjes së partisë së kryeministrit.

VMRO DPMNE ose Kryeministri nuk kanë reaguar ndaj kësaj oferte.

Prej disa ditësh zëdhënës partiakë të dy partive më të mëdha akuzojnë njëra- tjetrën për situatën e vështirë ekonomike, ndërkohë që dy liderët politikë Gruevski e Cërvenkovski nuk janë ndeshur asnjëherë në debat televiziv. /bbc/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0