Autobusë të shkatërruar në fshatrat shqiptare
Banorë nga fshatrat e ndryshëm shqiptare të rrethinës së Shkupit ankohen se kanë probleme të mëdha me transportin urban pasi autobusët më të cilët udhëtojnë janë tepër të vjetër. Shpeshherë ndodhë që autobusët të prishen dhe për orë të tëra udhëtimi i fshatarëve të bllokohet. Problem më i madh sipas tyre është te nxënësit të cilët i humbin orët e mësimit për shkak të problemeve të tilla teknike. “Çdo ditë ndodhë që autobusi të prishet për shkak se janë të vjetër dhe ne nxënësit që udhëtojmë çdo ditë për në shkollë vonohemi për në mësim. Ditën e hënë gjatë rrugës për në Lubeten autobusi kishte pasur ndërprerje edhe atë tre herë gjatë asaj rruge, kurse të martën në mëngjes nuk ka pasur autobusë”, tha Afërdita Emini nga Lubeteni. Problemet e tilla i pohojnë edhe nga NPK “Skopje”. “Problemi nuk është vetëm në Lubeten, pasi me të njëjtin problem ballafaqohen edhe fshatrat tjerë si Kopanica, Haraçina dhe Batinca”, tha përgjegjësi në këtë ndërmarrje, Eshref Iseni. Ai pohoi se problemi nuk qëndron në faktin se autobusët janë të vjetër, por ndonjëherë ndodh që vozitësit me qëllim mundohen që shqiptarëve t’ju shkaktojnë dëme. “Shoferët me qëllim bëhen sikur autobusi është prishur që shqiptarët të zbresin dhe të mbesin askund. Së shpejti do të ketë edhe autobusë të rinj me ç’rast udhëtarët të mos kenë probleme të tilla”, tha Iseni. Edhe përkundër kësaj gjendje të mjerueshme me autobusët nga kjo ndërmarrje kanë paralajmëruar se do të vendosin wairless internet nëpër autobusë, me qëllim që udhëtarët të kenë qasje të lirë edhe gjatë udhëtimit.
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:250)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:234)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:168)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:156)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:156)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:155)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:75)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
çmenduria e njeriut eshte me e madhe se hena.
Publikoni komentin tuaj