Hyrje | LAJME | Maqedoni | Ndryshoni ligjin antiduhan

Ndryshoni ligjin antiduhan

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Objektet hotelierike me sipërfaqe më të madhe se 80 metra katrorë të kenë dy pjesë - për duhanpirës dhe ata që nuk pinë duhan, ndërsa pronarët e objekteve më të vogla vetë të vendosin se si do të jetë objekti, për duhanpirës ose për joduhanpirës. Ky është një nga propozimet e Shoqatës për hotelieri dhe turizëm pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, që u kumtua sot në seancë. Propozimi nuk është përfundimtar dhe tek së pari do të saktësohet nëse ka sugjerime shtesë nga anëtarët e Shoqatës. Pastaj do të parashtrohet deri në Qeveri. Shoqata konstatoi se janë të domosdoshme ndryshime edhe në ligjin për turizëm, posaçërisht në pjesën ku trajtohet ndarja e licencave për tur-operatorë. "Duhet të ekzistojnë dy kategori - tur-operatorë dhe ndërmjetësues të tyre, siç parashikojnë vendimet ligjore në Serbi dhe Kroaci", tha kryetarja e Shoqatës Snezhana Jovanovska.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

barki në 17/03/2010 22:59:30
avatar
o leni njerzit let pin duhan se perndryshe po duhet mi mshel kafet
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0