Hyrje | LAJME | Maqedoni | Nxënësit e mjekësisë rrezikohen nga provimi klasor

Nxënësit e mjekësisë rrezikohen nga provimi klasor

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë "Pançe Karagjozov" në Shkup, ankohen se tani më një kohë të gjatë humbin orë të gjuhës maqedonase. Sipas tyre, profesorët pohojnë që është e mundur që të mbesin në provim klasor në gjuhën maqedonase në fund të vitit ngase kanë humbur shumë ore dhe ato nuk mund të zëvendësohen. Për deri sa nxënësit ankohen, drejtoria e shkollës e mohon këtë problem. "Nuk është e vërtetë që kemi probleme në lidhje më mësimdhënësit. Nxënësit kanë humbur orë ngase njëri prej profesorëve që ka ligjëruar gjuhen maqedonase në paralelet shqipe ka dalë në pension, por ndërkohë janë bërë zëvendësime", tha Sherif Selimi, përgjegjës në shkollën e mesme të mjekësisë "Pançe Karagjozov" në Shkup. Ndërkaq profesori i maqedonishtes në këtë shkollë, Agim Morina, thotë se ka nevojë për profesor të maqedonishtes. "Ka nevojë për profesor, i cili do të ligjërojë gjuhën maqedonase në paralelet shqipe pasi që nxënësit janë duke humbur orë, por nuk e di se pse ende nuk ka dalë konkurs nga ana e shkollës për të punësuar ndonjë profesor", tha Morina. Ndërsa Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë(LASH), thotë se nëse humbet një e treta e orëve atëherë nxënësit patjetër do t’i nënshtrohen provimit klasor. "Nëse profesori mungon tre muaj, atëherë ai duhet të zëvendësohet menjëherë. Nëse humbet një e treta e orëve nxënësit duhet patjetër t’i nënshtrohen provimit klasor. Nëse ekziston një problem i tillë në shkollën e mjekësisë është neglizhencë e drejtorit, pasi që ai ka të drejtë të shpallë konkurs intern për punësim", tha Dardhishta. Ai shtoi se ky problem do të zgjidhet në të ardhmen e shpejtë, ngase nuk është në rregull që të paguajnë nxënësit për mos respektimin e rregullave nga ana e drejtorit, andaj do të mundohen që sa më shpejt ta rregullojmë këtë çështje.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0