Turbullohet Sopoti
Pas informative jo zyrtare të përhapura në media se Gjykata e Apelit në Shkup ka hedhur poshtë kërkesën e shtatë të akuzuarve për rastin e ‘Sopotit’ dhe ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së pare, Këshilli i familjarëve të të akuzuarve për rastin e Sopotit ishte në Shkup, për të marrë vesh se çfarë po ndodh në të vërtetë. Skënder Klaiqi, vëllai i Zenel dhe Musa Klaiqit nuk mund ta besoj këtë lajm. “Asgjë nuk dimë. Folëm me avokatin dhe ai nuk di asgjë, nuk ka marrë asnjë lloj shkrese nga ana e Gjykatës së Apelit. Si mundet Gjykata e Apelit ta hedhë poshtë kërkesën, kur gjithë bota e dinë se ata janë të pafajshëm”, tha Klaiqi për “Lajm”. Sipas tij, materiali i mbledhur nga grupi punues që u formua nga Parlamenti, ka mjaft dëshmi që tregojnë se të akuzuarit për rastin e Sopotit janë të pafajshëm. “Ka shtatë vjet që në mënyrë ligjore kërkojmë drejtësi dhe jemi të bindur se e drejta një ditë do të dal në shesh”, thotë Klaiqi, duke shtuar se e gjithë bota e di se ata njerëz janë të pafajshëm. Ndërsa deputeti Abedin Zymberi, nga radhët e partisë Demokracia e Re, i cili ishte pjesë e grupit punues për rastin e Sopotit, tha se në qoftë se informatat e plasuara në mediume janë të vërteta, atëherë kjo është edhe një dëshmi se në Maqedoni kemi gjykata skajshmërisht të politizuara dhe me një shqiptarofobi të theksuar. “Jo rastësisht Komisioni Evropian dhe Stejt Departmenti Amerikan vlerësoi se gjyqësia në Maqedoni është nën ndikim politik dhe partiak të partive qeveritare”, tha Zymberi. Profesor Osman Kadriu, sqaron se sipas procedurës, Gjykata e Apelit në fazën e parë i e shpall vendimin (e lexon), ndërsa në fazën e dytë e jep atë në formë të shkruar. “Nëse vendimi është lexuar, ai nuk mund të ndryshojë”, tha Kadriu. Sipas tij, nëse Gjykata e Apelit nuk e ka marrë parasysh raportin e Komisionit parlamentar, atëherë ky është një akt paprecedent. “Nga njëra anë VMRO-DPMNE pranoi konkluzat e raportit për rastin e Sopotit, ndërsa nga ana tjetër ka ushtruar presion ndaj gjykatës. Ky është një akt paprecedent për gjyqësorin, i cili do të sjellë tensione”, theksoi Kadriu. Vendimi i Gjykatës së Apelit në formë të shkruar, duhet tu mbërrijë avokatëve deri të premten. Në rastin e “Sopotit” gjashtë persona janë dënuar në mungesë me nga 15 vjet burg dhe i shtati me 14 vjet. Bëhet fjalë për Samet Limanin, Shaqir Sulejmanin, Afrim Ukshinin, Bashkim Ukshinin, Selman Jahiun, Musa Klaiqin dhe Zenel Klaiqi. Njëmbëdhjetë personat nga Sopoti i Kumanovs, akuzohen se janë autorë të shpërthimit të ndodhur në vitin 2003, në dalje të fshatit, ku u vrarë dy pjesëtarë të kontingjentit polak të NATO-s dhe një banor i fshatit.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj