Qeveria kundër edukimit të shqiptarëve!
Qeveria e Maqedonisë vazhdon t’i ndajë paratë e buxhetit në mënyrë jo transparente. Diskriminim e radhës ajo e bën duke derdhur para me reklama, të cilat i shpërndanë vetëm te mediat në gjuhën maqedonase. Së fundmi, një reklamë e qeverisë që ka për qëllim edukimin e qytetarëve të mos hedhin mbeturina nëpër vende të ndryshme vazhdon të publikohet vetëm në mediat e shkruara dhe televizionet maqedonase. Reklama me moton “shëno kosh” nuk arrin dot deri te qytetari shqiptarë pasi atë nuk mund ta shohë dhe ta lexojë në asnjë medium shqiptarë dhe dy javë me radhë qeveria harxhon me mijëra euro për këtë kampanjë. Nga qeveria pohojnë se nuk kanë njohuri për këtë ngjarje dhe se nuk ka ndonjë prapavijë etnike. “Nuk e di se ajo reklamë shkon vetëm te mediat maqedonase. Reklamat i shpërndanë agjenci e marketingut dhe ajo s’di se si e ka bërë shpërndarjen. Ju siguroj se nuk ka ndonjë prapavijë etnike”, tha zëdhënësi i qeverisë, Martin Martinovski, i cili nuk dha përgjigje nëse qeveria ka dhënë urdhër që kjo reklamë të shpërndahet edhe te mediat në gjuhën shqipe. Megjithatë, njohësit e mirë të këtyre çështjeve i shohin me tendenca të shumta veprimet e tilla të qeverisë. Imer Ismaili, profesor i shkencave politike pohon se VMRO punon kryesisht kundër shqiptarëve. “Kur e kemi parasysh konceptin se si funksionon VMRO-ja, kjo nuk na habit. Natyrisht se ata nuk kanë hallin e qytetarëve shqiptarë në kuptimin e edukimit etj. Kjo është thjesht vetëm interesi ekonomik. Kujt i shpërndahen ato para dhe kujt i orientohen. Është cinike të mendosh se shqiptarëve nuk iu nevojitet edukimi, pasi kjo kërkohet më së shumti te qytetet shqiptare”, tha Ismaili. Ai pohon se ky rast i diskriminimit ndaj medieve shqiptare është një ndër miliona çështje të tjera që ndodhin në këtë shtet. “Po mos të ishte faktori ndërkombëtarë t’i vendoste fre VMRO-DPMNE-së, gjërat do të ishin shumë më keq se sa që janë. Kjo që po ndodhë është shumë e shëmtuar. Besoj se Gruevski do të dijë që ta lexojë këtë situatë, ndryshe shqiptarët po e pësojnë më shuam”, tha profesori universitar, Ismaili. Vërejtje për teprimin e harxhimeve të pakontrolluara me reklamat kishin dhënë edhe ndërkombëtarët. Ata i kishin sugjeruar qeverisë që mos të harxhojë para për reklama që nuk janë fitimprurëse. Deri më tani qeveria ka qenë furnizuesi më i madh me reklama ndaj medieve. Ndërkaq, ligji për pastërti publike ishte miratuar gati se para një viti dhe u mirëprit nga shumica e qytetarëve, por ata kërkonin kushte me qëllim që ta respektojnë atë. “Ligji mirë që është sjellë, por nuk është e drejtë të dënohet një qytetar kur me kilometra të tëra duhet ta mbajë bërllokun në duar, pasi s’ka ku ta hedhë. Duhet të vendosen kosha plehrash”, tha Sami Gashi, nga Shkupi. Ai ankohet se kjo mungesë e koshave vërehet sidomos në pjesën ku banojnë shqiptarët.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:58)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:47)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:38)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:32)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:29)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:19)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:17)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
ndonje dite ndoshta edhe regjistrimet e veturave do te na i ndajne qe te na dallojne me lehte...
Publikoni komentin tuaj