Ahmeti-Fitzgerald: Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim u takua me Komandantin e Komandës së forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli i cili qëndron për vizitë në Maqedoni. Ali Ahmeti duke i uruar mirëseardhje Admiralit Fitzgerald falenderoi për kujdesin që NATO në vazhdimësi tregon për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Admirali Fitzgerald ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian . Dy bashkëbiseduesit ranë dakord që ky është momenti më i përshtatshëm dhe mbase i fundit për zgjidhjen e kontestit me emrin, që do e përmbyllte procesin e eurointegrimeve. Kryetari Ahmeti informoi edhe njëherë mysafirin e lartë se Bashkimi Demokratik për Integrim edhe përkundër situatës delikate nëpër të cilën po kalon procesi i negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit që Maqedonia ka me Greqinë, në vazhdimësi luan rol konstruktiv, aktiv dhe lehtësues, sepse anëtarësimi në NATO do të thotë më shumë siguri për vendin dhe rajonin, paqe, stabilitet dhe perspektive për qytetarët. Të dy bashkëbiseduesit në fund vlerësuan faktin se mbi 90 për qind e qytetarëve janë pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, elitat politike duhet të ngritën në nivel të përgjegjësisë historike dhe të marrin vendime konform këtij orientimi gati plebishitar të qytetarëve të Maqedonisë. /alsat-m/
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:58)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:47)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:38)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:32)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:29)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:19)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:17)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj