Hyrje | LAJME | Maqedoni | Ahmeti-Fitzgerald: Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ahmeti-Fitzgerald: Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim u takua me Komandantin e Komandës së forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli i cili qëndron për vizitë në Maqedoni. Ali Ahmeti duke i uruar mirëseardhje Admiralit Fitzgerald falenderoi për kujdesin që NATO në vazhdimësi tregon për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Admirali Fitzgerald ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian . Dy bashkëbiseduesit ranë dakord që ky është momenti më i përshtatshëm dhe mbase i fundit për zgjidhjen e kontestit me emrin, që do e përmbyllte procesin e eurointegrimeve. Kryetari Ahmeti informoi edhe njëherë mysafirin e lartë se Bashkimi Demokratik për Integrim edhe përkundër situatës delikate nëpër të cilën po kalon procesi i negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit që Maqedonia ka me Greqinë, në vazhdimësi luan rol konstruktiv, aktiv dhe lehtësues, sepse anëtarësimi në NATO do të thotë më shumë siguri për vendin dhe rajonin, paqe, stabilitet dhe perspektive për qytetarët. Të dy bashkëbiseduesit në fund vlerësuan faktin se mbi 90 për qind e qytetarëve janë  pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, elitat politike duhet të ngritën në nivel të përgjegjësisë historike dhe të marrin vendime konform këtij orientimi gati plebishitar të qytetarëve të Maqedonisë. /alsat-m/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0