Liqeni i Ohrit para katastrofës ekologjike
Më shumë se 750 litra në sekondë ujëra të zeza derdhen në Liqenin e Ohrit, ndërsa edhe 550 litra në sekondë ujë të papastruar në lumin Drini i Zi.
Ky kërcënim mjedisor është pasojë e lëshimit të rritur të ujit nga Liqeni i Ohrit në lumin Drin në Strugë, që rezulton me derdhjen e tubave lëshuese të sistemit kolektor për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, të cilët në disa vende janë nën një metër e gjysmë nën nivelin e ujit të Drinit.
Drejtori i sistemit kolektor, Vaid Ajro, sot për mediat tha se situata e këtilla zgjatë tashmë 60 ditë, gjë që është alarmante, një dukuri e këtillë është e lejueshme deri në 15 ditë në vit, që do të thotë se vetëm në dy muajt e fundit të këtij viti në liqen përfundoi ujë i parafinuar si gjatë katër viteve të fundit.
"Sistemi i pastrimit jo vetëm që është jashtë përdorimit për shkak të nivelit të ngritur të ujit të Liqenit të Ohrit, me dashje ose pa qëllim kjo do të tregohet, por u detyruan që tri herë ta shkyçim krejtësisht në stacionin e pastrimit në Vranishtë për shkak të daljes nga shtrati të lumit Drin. Kjo nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë për shkak se çrregullohet sistemi i pastrimit biologjik të ujërave të zeza, proces ky për rinovimin e sërisht nevojitet një kohë shumë e gjatë, kështu që stacioni i pastrimit aktualisht punon vetëm me 30 për qind të kapacitetit", tha Ajro, i cili paralajmëroi se nëse vazhdon sjellja indiferente e shtetit ndaj Liqenit të Ohrit vihet në pikëpyetje funksionaliteti i këtij projekti të shtrenjtë infrastrukturor.
Në një konferencë për shtyp që me rastin situatës alarmante me Liqenin e Ohrit, u mbajt sot, u bë e ditur se autoritetet lokale në Ohër dhe Strugë dhe MJP "Proakva" katër vite me radhë paralajmërojnë për problemet me të cilat përballet sistemi kolektor, ndërsa thirrja e fundit deri te institucionet kompetente shtetërore është dërguar me 19 shkurt me letër dërguar Qeverisë.
"Ky është një problem serioz. Ne nuk kemi asnjë mënyrë për të paralajmëruar për problemin përveç kësaj përmes mediave. Shteti duhet seriozisht t`i kuptojë mesazhet tona, për t'u ulur në tryezë dhe për të gjetur një zgjidhje afatgjate për problemin me kolektorin", tha Petreski.
Ai sqaroi se në drejtim të zgjidhjes së problemit është ndërtimi i një centrali të ri pastrimi me kapacitet të rritur, modernizimi i tërë sistemit, furnizimi i pompave të reja për rritjen e kapaciteteve, si dhe marrjen e një pjese të përgjegjësisë për koston e veprimit rrjedhës dhe mirëmbajtjen e sistemit kolektor nga shteti.
Autoritetet lokale të Ohrit dhe Strugës me vërejtje ndaj mënyrës në të cilën pushteti qendror sillet ndaj Liqenit të Ohrit si pasuri kombëtare e mbrojtur me ligj. Drejtori i MJP "Proakva" Branisllav Tërpçeski, përkujtoi në katastrofën ekologjike me Liqenin e Dojranit kur shteti ndërmori masa për rivitalizimin dhe mbrojtjen e tij, i tillë është rasti me Liqenin e Prespës dhe i bëri thirrje shtetit që të mos ketë raport diskriminues kundër Liqenit të Ohrit, gjegjësisht të gjitha burimet shtetërore të përfshihen në mbrojtjen e këtij margaritari natyror.
Pavarësisht nga fakti që kjo thirrje vjen në një kohë kur përfundojnë përgatitjet për stinorin e ardhshëm veror turistik, megjithatë, duhet të mbahet llogari se pasojat e mundshme negative ekonomike duhet të jetë në plan të dytë kur është në pyetje mbrojtja e ekosistemit të Liqenit të Ohrit, për çka duhet të përfshihen të gjitha burimet në dispozicion në të gjithë nivelet. /Makfaks/
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj