Hyrje | LAJME | Maqedoni | Ahmeti kërkon lirimin e Sopotasve

Ahmeti kërkon lirimin e Sopotasve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, të mërkurën akuzoi se rasti i Sopotit është i montuar dhe i bëri thirrje Gjykatës së apelit që t’i marrë parasysh konkluzionet e Komisionit Anketues për të drejtat dhe liritë e njeriut pasi ato janë shkelur.

" Bëhet fjalë për një rast të montuar, qëllimet e të cilit akoma nuk janë të njohura as për ne dhe për opinionin përse këta njërës të pafajshëm janë gjykuar. Shpresoj se Gjykata e Apelit dhe gjyqësia do të filloj të funksionojë në Maqedoni dhe se do t’i marrë parasysh vlerësimet dhe punën e Komisionit Anketues me qëllim që të gjykuarit e Sopotit shumë shpejt të jenë të lirë" tha Ahmeti.

Një ditë më parë BDI dhe DR kanë reaguar ashpër ndaj vendimi të Gjykatës së Apelit.

Të mërkurën edhe zyrtarisht Gjykata e Apelit në Shkup ka vërtetuar akt-gjykimin e shkallës së parë për shtatë banorët e Sopotit, njëri prej të cilëve ndodhet në qeli dhe gjashtë të tjerët në arrati. Lajmi, u konfirmua nga kryetari i gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski. "Është vërtetuar akt-gjykimi i shkallës së parë. Vendimi është marrë, çështja është dërguar në gjykatën Themelore dhe nga atje akt-gjykimi do të shpërndahet. Ne vendosim dhe të gjitha çështjet i dërgojmë tek gjykata Themelore që kryen shpërndarjen e akt-gjykimit", tha Mitrimovski. Për shpërthimin e minës, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të NATO-s dhe një civil në fshatin Sopot në vitin 2003, janë dënuar me 156 vjet burg 11 banorë të Sopotit.

Subscribe to comments feed Komente (6 publikuar):

sead në 19/03/2010 12:38:55
avatar
kush na mori ne qaff aliu jo be vla gabim e ke n qaf na mori viti 2006 kur menduhi e lujti lojen menyr profesinale udbashe si kur xhdo her qe na bajn lojet edhe at her ashtu e zgjodhen njeriun ja boni rejtingun per mashala kti gruevskit e mandej ki asht tradhtar aj osht tradhtar edhe aliu demek qenka tradhtar, vlezer ne vitin 2006 mendu thaqin nuk e futi n qeveri amerikanet si kur xhdo shqiptar qe mednon ajt be se te hujt ne vitin 2006 mendui u fut n qeveri vetem e vetem te shkel dinjitetin e uck , shqiptarve edhe ta pranojm ket se misionin e kryty ai njeri tash mes t kerkojm fajin ku zduhet kjo asht me ne fund, un mendoj qe ki shtet per te miren e krejtve let dahet normal pak luft se shkupin nuk e japim neve qairasit edhe kumanoven e masande shofim tung.
Thumbs Up Thumbs Down
0
silit në 19/03/2010 08:27:28
avatar
E te lumte be burri dheut se cdo gje e lip ne kohen e duhur rrofte Alia
Thumbs Up Thumbs Down
0
Drita-Paris në 18/03/2010 21:36:39
avatar
Po kerkon lirimin e sopatasve te pa fajshem pre opozites dhe pre popullit shqiptar se ai me trimat e tij eshte shitur pa pare te gruevski, se akoma i ka paret tona te diaspores, ose do vim ne te diaspores ti lirojme ato dhe shum shqiptar te tjer qe dergjen te pafajshem neper burgjet e gruevskit qe po i finansojne dhe po i ruen shqipfolsit ne qeveri.
Thumbs Up Thumbs Down
0
kodra 1 në 18/03/2010 19:50:46
avatar
shife sa mir ky zotrija i bidaive cetash i paska ra ndermend per te bugosit e sopotit tashti kerkon lirim ku ke qen deri tashti more zotri por ti asgja nuk ke krye per kete popull ,ra friga e DR e tashe paraqitesh ne sken politike te rejshme
Thumbs Up Thumbs Down
0
Kukulele në 18/03/2010 18:42:52
avatar
Ende gruevski nuk ja ka terhequr veshet e shihni masandej se si ndryshon mendimin.
Thumbs Up Thumbs Down
0
uck në 18/03/2010 11:44:28
avatar
metevertet qenke shizofren kur u denun keta te sopotit ne 2003 ty ishe ne qeveri e tash kerkon lirimin e sopotasve nuk e ke fajn ty por ne qe ta dham voten mjaft mo se e keni tepru edhe at shum hik pi skenes politike se na muret ne qafe
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0