Komisioni maqedonas vendos për klasat shqiptare
Komisioni i formuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), për të formuar konkursin për regjistrimin në shkollat e mesme gjatë vitit 2010-2011, ende nuk ka filluar punën. Anëtarët shqiptar në këtë komision thonë që deri më tani është mbajtur vetëm një takim, në të cilin as që janë shpërndarë dokumentet të cilat nevojiten për të filluar procedurën për hapjen e konkursit për regjistrim. "Probleme me paralelet shqipe në shkolla të mesme nuk ka vetëm në Shkup, por në të gjithë territorin e Maqedonisë, andaj mendoj që nuk duhet humbur e tërë energjia vetëm për hapjen e paraleleve të mjekësisë por duhet fokusuar edhe në drejtimet tjera", tha Agim Rushiti, anëtar i këtij komisioni. Sipas tij, kërkesa për hapjen e 12 paraleleve shqipe në mjekësi është e pa nevojshme. "Është e pa nevojshme kërkesa për hapjen e 12 paraleleve shqipe, në këtë rast prindërit duhet të njoftohen se ka edhe drejtime tjera siç është rasti i PTT-së, unë me gjithë dëshirë do të propozoj që të hapen aq sa ka nevojë paralele shtesë në këtë drejtim", tha Rushiti. Ai shtoi se do të shqyrtohen me kujdes kërkesat që i ka bërë komuna për shtimin dhe zëvendësimin e paraleleve. Ndërkaq, anëtari tjetër shqiptar në këtë komision Sefedin Elezi, tha se ende nuk është bërë e ditur se në cilat drejtime ka nevojë për hapje të paraleleve shqipe. "Që nga formimi i këtij komisioni ne kemi mbajtur vetëm një mbledhje, në të cilën nuk i kishim të dhënat e duhura se ku ka nevojë për hapje të paraleleve por ishte një mbledhje gojore. Gjat javës së ardhshme do të ndahen dokumentet në të cilat do të pasqyrohen kërkesat dhe ne do të insistojmë në hapjen e sa më tepër paraleleve shqipe", tha Elezi. Sa do të shmangen problemet për regjistrimin e nxënësve shqiptarë në shkolla të mesme pritet të shihet pas shpalljes së konkursit në datën 31 mars. Ndryshe nga viti i kaluar, ku në komisionin e MASH-it për formimin e konkursit për regjistrimin në shkolla të mesme kishte pesë anëtar, ku nënkryetar ishte Agim Fazliu, këtë vit janë vetëm dy anëtarë shqiptarë, kurse si nënkryetar i këtij komisioni është zgjedhur maqedonas.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj