Hyrje | LAJME | Maqedoni | Apeli vendosi sipas politikës

Apeli vendosi sipas politikës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vërtetoi akt-gjykimin e shkallës së parë për shtatë banorët e Sopotit, kanë reaguar partitë shqiptare të pozitës dhe opozitës si dhe sektori civil. Për të gjithë shqiptarët vendimi i Apelit është politik. Deputeti i BDI-së, Safet Neziri tha se do të kërkojmë që Parlamenti të procesuojë konkluzat, vendimet e grupit të punës të votuara nga komisioni anketues deri te prokuroria publike, avokati i popullit, ministria e brendshme, e drejtësisë, të gjithë këta të merren me konkluzat e komisionit anketues të cilat i votoi dhe të merren me atë pjesë ku kemi thyerje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarit. BDI, do të mbështesë procesuimin e mëtutjeshëm deri në gjykatën supreme nga familjarët e të burgosurve të rastit të Sopotit. Neziri beson se Gjykata supreme do ti merr parasysh dhe konform këtyre fakteve do të sjell vendim të drejtë që këta njerëz të lirohen dhe të jenë të pafajshëm. “Shpesh herë edhe nga faktori ndërkombëtare kemi indikacione dhe sugjerime se punët në gjykatë nuk janë duke shkuar në rregull se gjykata është e politizuar por se deri vjen në këtë shkallë, të sillen një vendim i kësaj natyre me të vërtetë të çon të mendosh dhe aludosh se çfarë ndodh në gjykatat e RM-së, duke e ditur se edhe nga katër partitë relevante, në Parlament është sjell një vendim se procesi nuk është i rregullt”, tha ai. Ndërsa deputeti Sulejman Rushiti nga Demokracia e Re tha se është marrë një vendim jo në bazë të ligjit por në bazë të dëshirave dhe emocioneve të gjykatës. “Vendimi kokëfortë I gjykatës së apeli edhe një herë na dëshmon por edhe atë që faktori ndërkombëtarë e thotë në lidhje me gjyqësinë në RM që gjyqësia është skajshmërisht e politizuar dhe shpeshherë merre vendime të politikës ditore por edhe vendime të cilat janë me prefikse etnik”, tha Rushioti.

Ndërsa Kryetari i PPD-së, Sefedin Haruni, thotë se faji i vetëm i Sopotasve është përkatësia e tyre etnike dhe rrjedhimisht ata bëhen viktimë e vendimeve selektive të gjykatave të Maqedonisë, të cilat kur bëhet fjalë për shqiptarët, gjykojnë në bazë të përkatësisë etnike dhe jo duke u bazuar në dëshmitë. Sipas tij, fajtorë për Sopotin është politika e dështuar e Ali Ahmetit.

Për rastin e Sopotit, njëmbëdhjetë shqiptarë të fshatit Sopot janë dënuar me 156 vjet burg, pasi akuzohen për vendosjen e një mjeti shpërthyes në afërsi të fshatit në vitin 2003, me ç'rast humbën jetën 2 ushtarë të NATO-s dhe një shtetas i Maqedonisë

 

Zgjohu: Gjykatat të marrin parasysh raportin e grupit punues

Lëvizja ZGJOHU! kërkon që Raporti i grupit punues parlamentar të merret parasysh nga gjykatat në Maqedoni dhe rasti i Sopotit të rigjykohet në bazë të provave të reja që dëshmojnë pafajësinë e sopotasve.

 

FNDLNJ ka ngrit procedurë në Strasburg

Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni (FNDLNJ), konsiderojmë se vendimi i Gjykatës së Apelit është një thyerje eklatante e konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut. “Vendimi i këtillë i Gjykatës së Apelit, flet për faktin se këtu nuk merren parasysh faktet dhe dëshmitë, por interesat e klaneve të huaja shtetërore, të cilat e kanë inskenuar këtë rast në bashkëpunim me disa nga organet e errëta të pushtetit. Fatkeqësisht, vegla të këtyre shërbimeve kësaj radhe u bënë edhe funksionarë shqiptarë, siç është rasti i gjykatësit nga Kumanova Ismail Limani, i cili ua vulosi dënimet bashkëqytetarëve të vetë”, thuhet në reagim. FNDLNJ, për rastin e Sopotit dhe të tjera, ka ngritur procedurë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila është e interesuar që shumë shpejtë të fillojë të merret me këtë lëndë.

Gjykatësi Ismail Limani vulosi fatin e sopotasve

“Gjykata e Apelit në krye me kryetarin e trupit gjykues me emër dhe mbiemër Ismail Limani njëri nga ana e Kumanovës, i cili njeh rrethanat dhe ka qenë i pajisur me material dëshmuese dhe fakte të reja nga grupi i punës dhe komisioni anketues, njeri i cili e vulosi fatin e mbi 156 vjet të të burgosurve nga rasti i Sopotit duke i ditur këto fakte është nënshkruar nga një dorë e një shqiptari”, tha deputeti Safet Neziri.

 

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

mitrushi në 19/03/2010 13:39:17
avatar
sipas kokes te heqin briskun, thote populli. pra ketij populli po i hiqet brisku mire, por jo nga fyromsat, por nga vete shqiptaret e fyromizum. me tahira dhe alija do heqe ky popull edhe shume me shume.

BOJKOT POLITIKANEVE SHQIPFOLES!
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0