Hyrje | LAJME | Maqedoni | Shqiptarët, Maqedonia ec gabimisht

Shqiptarët, Maqedonia ec gabimisht

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Sipas rezultateve nga hulumtimi i Agjencisë “Rejting” kryeministri Gruevski edhe më tej vazhdon të ketë besimin mw tw madh te qyettarwt, pason Cërvenkovski, Ahmeti dhe Thaçi. Të anketuarit e kanë vlerësuar punën e politikanëve në shkallë nga 1 deri në 20, ndërsa Gruevski e ka marrë notën 10.6, Cërvenkovski 6.4, Ahmeti 4.5, dhe Thaçi 3.1.Ndërkohë në pyetjen se po qe se nesër do të mbaheshin zgjedhjet për cilën parti politike do të votonit, 27.5 për qind janë shprehur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 14.4 për qind për LSDM-në, 5.8 për qind për BDI-në dhe 3 për qind për PDSH-në. 18.8 për qind nga të anketuarit janë shprehur se nuk e dinë, ndërsa 19.3 për qind se nuk do të votonin fare. Anketa tregon se shqiptarët dhe maqedonasit kanë perceptime të ndryshme sa u përket marrëdhëniet ndëretnike. 11.8 për qind nga maqedonasit vlerësojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë përmirësuar, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa 32.5 për qind vlerësojnë se janë përkeqësuar. Tek shqiptarët 11.7 për qind vlerësojnë se janë përmirësuar, ndërkohë që 44.6 për qind se janë përkeqësuar. Në pyetjen se “vallë Maqedonia po ec në drejtimin e duhur”, 33 për qind vlerësojnë se Maqedonia është në rrugën e drejtë, ndërsa 32.3 për qind janë përgjigjur se ec në drejtim të gabuar. Shikuar nga këndi i bashkësive etnike, dukshëm janë dallimet tek shqiptarët dhe maqedonasit. Vetëm 18.6 për qind e shqiptarëve vlerësojnë se Maqedonia po ec në drejtim të duhur, derisa tek maqedonasit ajo përqindje arrin në 37.9 për qind. Ndërkohë që 51 për qind e shqiptarëve e mendojnë të kundërtën, gjegjësisht se Maqedonia ec në drejtim të gabuar, ndërsa tek Maqedonasit ky numër arrin në 24.8 për qind.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0