Hyrje | LAJME | Maqedoni | BDI ia ngushton rrethin VMRO-së

BDI ia ngushton rrethin VMRO-së

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të enjten në selinë e saj në Tetovë pasdite ka mbajtur një mbledhje urgjente. Në këtë takim kanë marrë pjesë njerëzit kryesor të partisë së Ali Ahmetit, edhe atë ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetëror, kryetarët e komunave, drejtorët e ndërmarrjeve publike si dhe funksionarë të tjerë.

Temë e bisedimeve në këtë takim ka qenë raportimi i të dhënave nga terreni pas takimeve të deritanishme me qytetarët që kanë pasur përfaqësues të BDI-së, analizimi i veprimeve të deritanishme me qeverinë e Gruevskit si dhe mundësia e veprimeve të ardhshme.

Sipas burimeve të “Lajm”-it në këtë mbledhje shumica e funksionarëve i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me situatën aktuale politike në Maqedoni. Gjithashtu, lideri Ali Ahmeti, mësohet se ka sqaruar funksionarëve të tij mënyrën e veprimit të mëtutjeshëm ndaj implementimit të pikave kryesore të platformës politike.

Si konkluzion kësaj mbledhje urgjente pritet të dalin edhe disa kërkesa të reja ndaj kryeministrit Gruevski.

Ky takim ka ardhur pas mosmarrjes parasysh të raportit të komisionit parlamentar për zbardhjen e rastit të Sopotit, të cilin e hodhi poshtë Gjykata e Apelit në Shkup. Kjo gjykatë, gjithashtu e vërtetoi gjykimin e shkallës së parë se fajtorë për vënien e një mine në vitin 2003 ku humbën jetën 2 ushtarë polak të NATO-s dhe një civil janë 11 banorë të fshatit Sopot të cilët u dënuan me 156 vite burg.

 

BDI mendon për dalje nga qeveria!

Siç mëson “Lajm” shumë prej funksionarëve të BDI-së duke shprehur pakënaqësinë e tyre kanë kërkuar që të ndërmerret ndonjë hap konkret që në mënyrë efektive të realizohet plani i partisë, përndryshe ata të dalin nga qeveria. Megjithatë, presioni i faktorit ndërkombëtar ka bërë që Ahmeti të vazhdojë qëndrimin në koalicionin qeveritar së bashku me VMRO-DPMNE-në.

Subscribe to comments feed Komente (15 publikuar):

uliks breznja kuqe në 21/03/2010 23:27:54
avatar
NUK ESHT VON PER TE LUFTU MA MIR VON SE SA HIQ Mendoj se kta te dy politikan si aliu e ashtu dhe medudu-hu qe marrin rrogat nga maqedonasit kta te dy jan to lujt me data historike qe kjo koh sidomos esht shum e rendsishme per kombin shiptar por le ta dijn mir se si tash qe jan te poshtruar po edhe ne de diten e gjykimit kta dy do te jen te stermbushur me mekate.PO EDHE NI PJES TE FAJIT DO TA MBAJN EDHE VET POPULLI SHIPTAR:I ILIRIDES: UNE SHOH SE GJAT BISEDIMEVE QE BEJ ME INDIVID E SHOH DHE E KAN MESUAR NJE FJAL E THOJN TASH ESHT VON PER TE LUFTUAR POR KET FJAL E KAN MESUAR NGA ATA PAK ME PAR SE NUK PO DU AS EMRIN ME JA U PERMEND:PO SI OSHT VON ORE TE MJER A NUK ESHT VON PER MAQEDONASIT E VET QUAJTUR TE SHKRUAJN ECIKLOPEDI:TE NDERTOJN NDERTESA KISHE HISTORIKE MARRI PER ILIRIDASIT
Thumbs Up Thumbs Down
0
arbi në 21/03/2010 11:31:04
avatar
Pse po cuditeni? A eshte e para here qe po ju tradhton e mashtron Ali Ahmetoski?
Keshtu ka bere qe kur ka ardhur ne pushtet, gjithmone na ka mashtruar, degraduar, nencmuar dhe tradhtuar.
Fundi sfundit cka mund te presish nga nji njeri qe eshte injorant, i parapensionuar ne Zvicer si i semure nervor, eshte pinjoll i kuq me ide staliniste-enveriste e prosllave si mesuesit e tij! Me tregoni vetem nji njeri te vetem qe ka qene komunist dhe qe ka be nji te mire per popull te vet?
Le te urdheron dikush a mund te gjeje te permend vetem nji emer! Dhe si perfundim dua te them: Nuk i ka fajet ALI Ahmetoski me banden e debileve injorant, por jemi ne fajtoret qe besojme ne endrra te bukura, qe akoma nuk i njohim komunistet edhepse na kane shkerdhye qe 55 vjet pa na e ndal aspak,
jemi ne fajtoret qe u kemi dhene voten dhe kemi zgjedhe me te keqijet, ata qe shoqerite moderne sot i kane gjuajte ne plehrat e historise, kurse ne bejme te kunderten; ne i zgjedhim te na udheheqin.
Prandaj mos u cuditni o popull i mjere!
Por une cuditem sot me kosovaret qe paskan nderuar Ahmetin! E paskan felliqur me kete, ne vend qe t,ja thone; ore ti cka je tu ba me ate populk, a te kane zgjedhur te ruajsh maqedonine apo te luftosh per interesat e te drejtat e popullit qe jane shkele me te dyja kembet?
Por, si i thone ne popull; hallvaxhiu per bozaxhiun! Edhe keta te Pdk-se komunista jane, kane trasheguar mesimet e xhaxhit degjall, fatkeqsise te madhe te popullit tone qe i ka ndodhe ndonjihere ne histori. Mjere ne sa te paditur qe jemi! Kemi be lider nji komandant te qebapeve me kajmak te prizrenit, qe kishte nji ushtri vetem me komandanta, asnji ushtar!
Mos u cuditni pra, ne jemi populli me i cuditshem ne bote! Vuajtet i shkaktojme vete!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Bar Bari në 21/03/2010 00:42:34
avatar
Tërhiqe prapa DEKLARATËN SKANDALOZE o Ali Ahmeti!

Deklarata jote: « Shqiptarët e Maqedonisë kanë status shtet-formues dhe kanë realizuar ndryshime rrënjësore në Kushtetutën e Maqedonisë » është rrenë e kulluar. Bëhu burrë dhe tërhiqe prapa këtë deklaratë të pistë. Është kjo për të mirën e të shtypurve të cilët ti i “përfaqëson” dhe të Kombit në përgjithësi, por është edhe për të mirën personale tënden dhe BDI-së. Deklarata jote skandaloze është tradhti ndaj Atdheut dhe legjitimim i pushtetit diskriminues fashist sllavo – ortodoks mbi popullatën shqiptare të FYROM-it.

Aurel Dasareti, 2010-03-21, Sydney, Australia

Të kishte qenë Menduh Thaçi nuk do të kisha reaguar, është ai antishqiptar i përbetuar. Më vjen shumë inat pse bash ti i tha këto fjalë; si simpatizues i yti dhe UÇK-së gjatë vitit 2001 dhe idesë për >>Liri Kombëtare<< të cilën shumica prej nesh mendonim se ti përfaqësoje, na ke dëshpëruar rënd. As në ti nuk paska mbetur atdhedashuri e burrëri. Kohët e fundit të kemi kritikuar ashpër, por besonim pak se do të përmirësohesh. Tash ne turpërohemi për ty. Turpërohemi pse të kemi mbrojtur kur Menduh Thaçi dhe PDSH-ja nuk respektuan rezultatin e votës së “lirë” të shqiptarëve dhe hynë shërbëtorë në qeverinë e okupatorëve në vend të BDI-së të cilës i përkiste ky “nder”.

Në vitin 2001 ishe ti që udhëhoqe luftën, pas teje u lidhën pjesa më e pastër e rinisë të cilët me pushkë në dorë respektuan urdhrat tua dhe me gjakun e tyre të derdhur kudo, me trimëri shembullore dhe nderin luftarak, mbrojtën fuqishëm tokën e stërgjyshërve tonë. Shumë prej tyre rranë dëshmor, për të mos vdekur kurrë. Shumë prej tyre u gjymtuan për jetë dhe mbetën rrugëve pa minimumin elementar të mbijetesës. Shumë prej tyre mbijetuan tmerrin por askush nuk u kujdes për ta pas luftës që t`ju mundësoj shkollimin, kualifikimin dhe punësimin. Vetëm një pjesë e vogël prej tyre mundi të kapërcen krizën në vendlindje, pjesa tjetër emigroi jashtë. Një pakicë, i hyri me seriozitet “politikës” dhe janë pasuruar së tepërmi nga korrupsioni etj; të tillët paskan luftuar për karrierë.

Përmirëso gabimet, distancohu nga deklarata...është shumë vonë, por më mirë vonë se asnjëherë.

Mos e pyet veten: “A janë të drejtë karakteri dhe qëndrimi im ndaj jetës?” sepse nuk ka përgjigje për këtë, çdo karakter është po aq i drejtë sa çdo tjetër, secili është një copëz jete. Por ti duhet të pyesësh: “Përderisa unë jam i tillë, dhe kam këto kërkesa e probleme me veten, ç`duhet të bëj për të përballuar jetën e mundësitë për të bërë diçka të bukur për mua dhe Atdheun?” Dhe nëse do të dëgjosh vërtet zërin e vetvetes përgjigja pak a shumë do jetë kjo: Meqë ti je kështu në një krizë shpirtërore, s`duhet të lëshosh pe para okupatorit, s`duhet të përbuzësh dhe të kesh zili të tjerët pse janë të ndryshëm, as duhet të pyesësh për qëndrimin e drejtë të vetvetes, por duhet të pranosh shpirtin tënd dhe kërkesat e tij ashtu siç pranon trupin, emrin e prejardhjen tënde ilire – shqiptare, si diçka të dhuruar, të pashmangshme, dhe për të cilat duhet luftuar edhe sikur të kesh tërë botën kundër.


_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Deri sa të jetë e gjallë tradhtia,
Në gojë fishekun e do alltia.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Umet në 20/03/2010 17:36:42
avatar
Karrigja eshte shume e bute per zoterinjt.Ne dem te popullit shqiptare dhe per tu pasuruar qendrojn ne qeveri edhe pse si pyet Grujoja per asgje.Servilizem i papare.
Thumbs Up Thumbs Down
0
kuksi në 20/03/2010 07:30:16
avatar
pallavra jan kto shporni se smundeni ju me ba asgja ju te Ali Ametit nese e keni ba luften politenen nuk asht e thanun se mund ta bajni largoheni sa nuk asht von
Thumbs Up Thumbs Down
0
mevlud në 19/03/2010 23:56:22
avatar
juka skadu afati ali memetovski ndash rri ne qeveri ndash dile tradhtar i shqiptareve te makedonis turp
Thumbs Up Thumbs Down
0
strugani në 19/03/2010 22:50:53
avatar
mjaftni mo me genjeshta, sepse e keni mbush kupen mo. idjota
Thumbs Up Thumbs Down
0
haxhi kuçi në 19/03/2010 20:45:15
avatar
Ali Ahmeti
Mashtron shqiptaret e mjere se qeverin maqedonase mallo morgen,kjo eshte me qite hi shqiptareve,nese e hajne edhe kete here .Iku kjo dallavere ,por populli gjere sa nuk e gjene nje shqiptar qe tju prije ne rrugen e Perendise ,populli shqiptar ka me vajtue per mote.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Imperatori-Likove në 19/03/2010 19:29:02
avatar
Mirmbrema O djema,te gjithe ketu qe keni shkruar mir e keni dhe jam dakord me juve,BDI-ja nuk ja ka ngushtuar rrethin VMRO-se, por vet BDI-se ju ka ngushtuar rrethi,kjo eshte e verteta!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
kodra 1 në 19/03/2010 19:16:45
avatar
more kta komandantat kan zan me e pa vehten se nuk jan te aft per meju balafaqu wmro-dpmne te dalin nga qeverija por shifni ostrenin e xhaferin sit mundeni tja shitni gruevskit.
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 15 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0