Hyrje | LAJME | Maqedoni | Një njësi zgjedhore i shpëton shqiptarët

Një njësi zgjedhore i shpëton shqiptarët

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Propozimi i fundit për ndryshimin e sistemit të votimit në Maqedoni është pranuar nga shqiptarët. Për krijimin e nj njësie zgjedhore para pak ditësh pro këtij ndryshimi ka dalë BDI-ja dhe DR-ja, ndërkaq në mbështetje të këtij sistemi ka dhënë edhe demografi i njohur shqiptar Asllan Selmani. profesori universitar që me vite të tëra po studiojnë lëvizjen e popullatës dhe zhvillimin e saj pohon se me anë të këtij sistemi shqiptarët nuk do të humbin por do të fitojnë. “Duhet të ketë një njësi zgjedhore, pasi partitë politike fjalosen më pak mes veti dhe nuk kanë nevojë që të vrapojnë në gjashtë blloqe e të kundërshtohen mes veti, kurse vota e shqiptarit, por edhe e maqedonasit nuk humbet, mbetet në partinë që votohet”, tha fillimisht Selmani.

Përparësinë e këtij sistemi zgjedhor ai e sheh në komunat e vogla ku shqiptaret janë pakicë, ndërsa dekor më tani çdoherë janë humbur votat e tyre. “Ky vendim ka rëndësi për shqiptarët, pasi në komunat e vogla ku ka më pak shqiptarë ato vota shkojnë në kredinë e partive më të mëdha politike, qofshin maqedonase ose shqiptare. Me sistemin e deritanishëm partitë e vogla politike në Maqedoni kurrë nuk do të kenë sukses të kenë ndonjë deputet ose numër të deputetëve dhe kësisoj humbet demokracia”, tha Selmani.

Ai ka hedhur poshtë vërejtjet e disa analistëve shqiptarë se shqiptarët humbin me sistemin e një njësie zgjedhore. “Absolutisht nuk humbin shqiptarët. Është dëshmuar në botë se shtetet që kanë një njësi zgjedhore nuk kanë shumë përplasje. Vërtet nuk dalin krejt shqiptarët në votim, por edhe maqedonasit nuk dalin 100 për qind”, tha profesori universitar, Asllan Selmani.

Megjithatë ai ka theksuar se manipulime me votat e ashtuquajtura fiktive në Maqedoni ka pasur dhe do të ketë gjithmonë. “Sërish votat do të numërohen në komisionet që kanë qenë kur kishte gjashtë njësi zgjedhore. Komisionet e numërimit dhe ato mbikëqyrëse do të jenë të njëjtat”, tha Selmani.

Në zgjedhjet e fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u theksua se në Maqedoni ka 1.8 milionë votues prej një popullsie prej 2.1 milionë. Sipas Selmanit në Maqedoni nuk ka aspak më shuam se 1.5 milionë votues, dhe 250-300 mijë vota janë fiktive që përfshijnë njerëz të vdekur e të imagjinuar. “30 vite më parë fëmijët shqiptarë kanë qenë nëpër shkolla fillore 34 për qind. Tani ata fëmijë kanë 50-60 vjet, dhe janë 25 për qind. Si është e mundur kjo? Tani ata bëjnë pjesë në popullsinë e pjekur. Aktualisht në Maqedoni ka më shumë se 34 për qind shqiptarë”, tha Selmani, duke apeluare që të pastrohen listat zgjedhore pasi janë dëmi më i madh për sistemin zgjedhor.

Sipas të dhënave zyrtare nga viti 2009 në Maqedoni ka 2066718 qytetarë, prej tyre maqedonas 64.2%, shqiptarë 25.2%, turq 3.9%, romë 2.7%, serbë 1.8%, të tjerë. Vërejtje për pastrimin e listave zgjedhore ka dhënë edhe faktori ndërkombëtarë.

“Partitë janë duke heshtur. Mendoj se ka rreth 300 mijë vota fiktive. E kam thënë disa herë se Maqedonia ka 1.8 milionë votues, kurse në atë moshë të votimit sipas të gjitha statistikave ka 1.48 milionë votues. Ato janë vota fiktive që kanë ekzistuar që në kohën e PPD-së dhe LSDM-së prej vitit 1990 e këndej”, tha Asllan Selmani.

Partitë shqiptare heshtin!

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

vaksinca në 20/03/2010 16:03:02
avatar
kjo eshte nje zgjidhje e persosus pasi nuk humbet asnje vot shqiptare
Thumbs Up Thumbs Down
0
haxhi kuçi në 19/03/2010 20:47:20
avatar
Zgjidhja e vetme e Ilirides dhe e shqiptareve ne pergjithesi eshte bashkimi qe krijon Perendine e bekuar,por gjene nje shqiptar te vertete qe ju done .
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0