Hyrje | LAJME | Maqedoni | Ixhet Memeti: Ka dy mundësi rreth pafajësisë së sopotasve

Ixhet Memeti: Ka dy mundësi rreth pafajësisë së sopotasve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, vlerëson se ende nuk janë shterur të gjithë mundësitë për të dëshmuar pafajësinë e banorëve të Sopotit.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit me të cilin konfirmohet vendimi i shkallë së parë për 7 banorët e Sopotit të akuzuar për vënien e minës në vitin 2003 nga e cila humbën jetën dy ushtarë të NATO-s, kanë reaguar të gjitha partitë politike, me përjashtim të VMRO DPMNE-së.
“Vlerësoj se tash ngel mundësia që prokurori, pasi kemi deklaratë se e gjithë ajo që është dëshmuar për rastin e Sopotit është bërë si formë e presionit dhe dhunës prokurori duhet të mos prêt dhe të ngre kërkesë për të vërtetuar në gjykatë dëshminë e tij, se me të vërtetë deklarata është marr me dhunë dhe nëse vërtetohet kjo edhe në bazë të konventës edhe në bazë të ligjeve në Maqedonisë i gjithë procesi bie në ujë. Dhe së dyti duhet shfrytëzohen provat plotësuese, pra provat e reja dhe të kërkohet përsëritje e procedurës. Këta janë dy mundësit, ka edhe mundësi tjera mirëpo këto janë 2 mundësit më serioze përmes të cilave mund të zbardhet deri në fund rasti dhe me të vërtetë të pafajshmit të shkojnë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Avokati i Popullit, Ixhet Memeti. /alsat/

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Sharri në 20/03/2010 20:23:05
avatar
Mundesit duhej ti kishit zgjedhur me kohe zotni jo ti numeroni tani , por duhej ti kishe gjetur me kohe dhe ti kishe liruar te pafajshmit. se ao jane te pafajshem ate e dini ju shum mire , por si duket edhe ju u konvenon qe sa me keq ta ken gjendjen shqiptaret ne firom te duket se aq me gjat do te ruesh karriken tende ne emer te popullit. Per cilin popull avokaton ti zotni a mund te shihni se ku jetoni zotni, a keni zy ju, a keni ndjenja njerzore ju, a ndieni piskamat e shqiptareve ju ne firom, a e keni vene donjehet veten ne anen e te pafajshme qe dergjen neper burgjet e firomit, kushedi rrotullohet kjo dynja..
Thumbs Up Thumbs Down
0
hamza në 20/03/2010 15:32:56
avatar
o ju politikant e fllıqur nese nuk i ndihmoni sopotasit ateher se paku mos luani me ndjenjat e tyre dhe mos i keqperdorni per qellime dhe perfitime politike kini pak meshir se ne vend se te bani politik me hasmin ju bani politik me popullin e juaj
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0