Policët kameramanë gjobisin qytetarët
Automjete civile të policisë incizojnë me kamera secilën shkelje të ligjit që e kryejnë qytetarët e pandërgjegjshëm, shoferët, këmbësorët dhe motoçikletat. Sipas eksperteve të policisë për komunikacion, incizimet po bëhet për sigurinë e komunikacionit, të rrugëve të qytetit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ivo Kotevski tha se ka shumë persona që nuk respektojnë ligjin ndaj janë të detyruar të ndërmarrim masa për të parandaluar këtë veti. “Ka shumë njerëz që nuk e respektojnë ligjin për komunikacion dhe për këtë arsye ata duhet të dënohen. Personat që nuk do t’i respektojnë rregullat në komunikacion do të dënohen varësisht prej shkeljeve që do të bëjnë”, tha Kotevski. Ai shtoi se ka mjaft automjete civile policore të cilat incizojnë jo vetëm në rrugët e Shkupit por edhe nëpër autostrada. Ndërkaq, qytetarëve nuk ju ngel zgjidhje përveç se të kenë kujdes se si vozitin ose si parakalojnë gjatë vozitjes. Në qytetin e Shkupit, gjatë 24 orëve janë duke patrulluar dhjetë automobila të policisë, të cilat i incizojnë dhe i dënojnë personat që nuk e respektojnë ligjet. Në të shumtën e rasteve, vozitësit nuk e pranojnë që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, por kësaj radhe policia ka dëshmi foto dhe video në të cilat shihet qartë se kush dhe kur e ka thyer rregulloren. Sipas ekspertëve kjo praktikë është e nevojshme për siguri të komunikacionit, por nuk duhet të shkaktojë dyshim tek vozitësit apo te këmbësorët që dikush është duke i vëzhguar vazhdimisht dhe në vend se ta shikojnë rrugën ata shikojnë se mos ka ndonjë automjet policor në afërsi.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj