Ambasadorët të shqetësuar nga deklaratat luftënxitëse
Shefat e misioneve të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe të SHBA-së në Shkup sot me deklaratë të përbashkët me shkrim shprehën shqetësim për, siç qëndron, deklaratat e paradokohshme të liderëve politikë dhe të individëve të tjerë të cilët flasin për ndarje, konflikt, braktisjen e marrëveshjes së Ohrit.
I bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë ta konfirmojnë kushtueshmërinë e tyre të tërësishme drejt marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe drejt përforcimit të dialogut politik. Inkurajojnë edhe për progresin e vazhdueshëm në të gjitha reformat, të nevojshme për realizimin e qëllimeve të jashtme politike në vend.
Shefat e misioneve i bëjnë thirrje të gjithë aktorëve ta ndajnë kushtueshmërinë e tyre drejt harmonisë ndëretnike dhe të përmbahen nga çfarëdo procedurë që do të mundej të krijojnë tensione.
Sipas tyre, vërehet edhe rënie e përgjithshme e dialogut politik.
"Do të dëshironim ta theksojmë besimin tonë se integrimi euro-atlantik, si dhe tërësisht zbatimi i marrëveshjes-kornizë të Ohrit edhe mëtej qëndrojnë të mbesin rruga më e mirë drejt përparimit për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe për rajonin më të gjërë", thuhet në deklaratën e përbashkët.
Shefat e misioneve të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së në Shkup kundërshtojnë në çfarëdo lloj dhune dhe kërcënime me dhunën, për shkak se, potencojnë në deklaratën me shkrim, kjo vetëm do ta shkatërrojë progresin politik dhe atë ekonomik, dhe është krejtësisht e kundërt me vlerat që i përfaqësojnë.
Këto i inkurajojnë të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre, t'i shfrytëzojnë mekanizmat ekzistues demokratike, përfshirë edhe Kuvendin, që t'i përparojnë intereset e tyre.
"Përkrahja e këtushme politike publike për integrimet euro-atlantike mbetet jashtëzakonisht e madhe. Ne besojmë ky vullnet i përgjithshëm duhet të respektohet si mënyrë përmes së cilës do të sigurohet e ardhmja më e mirë e mundshme për vendin dhe për rajonin", qëndron në deklaratën e sotme të përbashkët me shkrim të shefave të misioneve të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së në Shkup.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:56)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:44)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:32)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:29)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:28)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:15)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Nuk e kuptoj se ka ende shqiptar qe beson te jetoj bashk me shkije. asnjehere historikisht nuk kemi bashkepunu me sllav.Mos harroni europen qe sna don. Neve na duket ndonjehere se jan neutral por asnjeher nuk kan qene neutral.
Këtë e kërkojn shqiptarët, një pjesë e popullit maqedonas dhe etnitetet tjera që jetojnë në Maqedoni.
Mos integrimet euro-antlantike nuk i dëshiron partia në pushtet dhe një pjesë e madhe e maqedonasve dhe kjo deklarat duhet t'u dedikohet asaj dhe atyre që ende nuk i shohin dhe analizojnë dobit nga integrimet euro-atlantike.
Por një gjë duhet ditur: Pa zgjidhjen e plotë të problemit të shqiptarëve Maqedonija nuk dotë jetë e qetë.
Publikoni komentin tuaj