Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë?
Bilanci i aksionit policor në fshatin Radushë mund të jetë gjashtë, e jo katër viktima. Me informacione të këtilla për “Lajm” janë paraqitur eprorë të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë. Dyshimet e tyre ata i bazojnë në informacionet kontradiktore që kanë dalë prej policisë menjëherë pas aksionit në Radushë, kur fillimisht u lajmërua se janë vrarë katër persona dhe dy të tjera janë arrestuar. Burimet në fjalë dyshojnë se në mesin e viktimave mund të jenë edhe Lirim Jakupi-Nacisti, nga Lugina e Preshevës dhe shtetasi shqiptar Fatos Alija. Ata nuk përjashtojnë mundësinë që Lirim Jakupi dhe Fatos Alija, të jenë kapur të gjallë, e më pas të jenë ekzekutuar nga policia. “Është e qartë se Jakupi dhe Alija nuk vërehen askund në teren. Vrasja e tyre eventuale nga policia maqedonase mund të mbahet në fshehtësi nga frika prej hakmarrjes ndaj policisë”, thonë për “Lajm” këta ish eprorë të UÇK-së. Lirim Jakupi dhe Fatos Alija përmendeshin si pjesëmarrës në shumë përleshjet me policinë maqedonase, duke përfshirë edhe aksionin në fshatin Brodec të Tetovës. Në MPB-në maqedonase kanë demantuar informatat për gjashtë viktima të mundshme. “Nuk është e saktë se në aksion janë vrarë gjashtë persona. Informacioni i lansuar ditën e parë për katër të vrarë dhe dy të arrestuar nuk është liferuar nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi për “Lajm” zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski. Përve; ish eprorëve të UÇK-së, dyshime ndaj aksionit policor në Radushë kanë hedhur edhe të gjitha subjektet politike shqiptare, me përjashtim të BDI-së në pushtet. Subjektet shqiptare thonë se bëhet fjalë për aksione të inskenuara të policisë me qëllim për komprometim të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin. Hoxha: Ky është fillimi, Gruevski nuk ndalet me kaq Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha ka kritikuar qëndrimin e Kosovës dhe Shqipërisë ndaj ngjarjeve të fundit në Maqedoni. “Po befasohemi nga politika e Kosovës dhe Shqipërisë që me ose pa qëllim po e ndihmojnë Gruevskin në ofensivat e tyre kundër shqiptarëve në Maqedoni. Në vend që ti bëjnë presion atij direkt , ose nëpërmjet faktorit ndërkombëtarë që ti ndërpres proceset e montime dhe ta implementoj marrëveshjen e Ohrit, se Ahmeti e Thaçi na morën në qafë dhe janë plotësisht nën ndikim të Gruevskit. Po ju paralajmëroj se Gruevski nuk ndalet me kaq”, deklaroi Hoxha për “Lajm”. Hoxha u bën apel ish ushtarëve të UÇK-së që të kenë kujdes nga proceset e montuara të cilat më të madhe po përgatiten nga policia maqedonase. “Edhe rasti i Harun Aliut është i montuar. Ai me siguri është ekzekutuar më herët”, thekson Hoxha, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar ti bëj presion Gruevskit që ta ndalë këtë ofensivë ndaj shqiptarëve.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Nuk di a ki xhelozi apo antipati po qysh po me doket mu ta paska shti friken ty Lirim Jakupi e nuk din qysh me nxierr hak e mnyren ma te leht e ki comentin ne Lajm Press...
Hehe jo jo edhe 100 lufta po te ndodhin nuk vdes jo Lirim Komandanti nuk vdes ushtari i cili Lufton per Bashkim Kombtar nuk vdes Lirim Jakupi ushtari i cili lufton per All-llah
Elamdulilah qe e njof si syt e ballit edhe faliminderit ketij qe me ka rrit
Zoti te ruajt qdo nat e dit
Publikoni komentin tuaj