Hyrje | LAJME | Maqedoni | Veliu kalon deputet i pavarur?

Veliu kalon deputet i pavarur?

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Fazli Veliu, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL) të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) pas pakënaqësive të shumta me politikën që e udhëheqë partia e tij Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shumë shanse që të braktisë radhët e integristëve. Vendimin për të dalë deputet i pavarur pritet të konfirmohet gjatë ditëve në vijim, ndërsa vërejtjen e fundit për punën e BDI-së e ka dhënë të enjten kur e ka quajtur këtë qeveri si Millosheviqiane. “Heshtja që pllakosi, dëshmon se krerët e shtetit, së bashku kanë hartuar e zbatojnë plane shfarosëse si në kohën e Rankoviqit e Millosheviqit” thotë Veliu, në reagimin pas vrasjes së katër shqiptarëve në afërsi të fshatit Radushë, në mesin e të cilëve ishte edhe Harun Aliu - Kushtrimi. Kupa ndërmjet “dajës”, Fazli Veliut dhe “nipit”, Ali Ahmetit është mbushur që moti. Mësohet se kreu i BDI-së i ka tërhequr vërejtjen Fazli Veliut që të mos japë deklarata kundërthënëse me politikën e që e drejton partia e tij, por Veliu nuk ka dëgjuar urdhrat e “shefit”.

Përveç akuzave ndaj qeverisë, Fazli Veliu si zakonisht ka akuzuar edhe anëtarët shqiptarë nga radhët e BDI-së që janë pjesë e qeverisë.

“Aktorët e krimeve ordinare veprojnë, kur padronët e tyre janë larg vendit, gjë që dëshmon profesionalizmin për të fshehur dorën e krimit të organizuar qeveritar. Edhe këtë herë kryeministri ishte jashtë, ministrja vërtetoi goditjen pa dhënë hollësi, zëvendësministri shqiptar, as ishte në vendin e ekzekutimit të shqiptarëve, as reagoi, as bëri zë!”, thuhet në letrën e Fazli Veliut.

Kryetari i SHVL-së kohë më parë ka qenë shumë i ashpër ndaj qeverisë, sidomos për shkak të mosjelljes së ligjit për ish-ushtarët e UÇK-së. Ai kishte konsideruar ministrin Bajrami si të paaftë për ta zgjedhur këtë çështje, ndërsa iu kishte kërcënuar Gruevskit se do t’i bartë të gjitha pasojat për acarimin e situatës ndëretnike në Maqedoni.

Fazli Veliu edhe pse ka mandatin e deputetit, kohën e fundit thuajse tërësisht ka bojkotuar punën e ligjvënësve. Ai gjithashtu konsiderohet si një prej themeluesve dhe ideatorëve të UÇK-së.

Subscribe to comments feed Komente (32 publikuar):

kasim në 30/05/2010 08:45:20
avatar
muhamedi a.s w .s ka then secila kohe i ka feraonet e vet:e faraonet e kesaj kohe je ni ju .BDI.
Thumbs Up Thumbs Down
1
arbi në 29/05/2010 16:06:03
avatar
Zoti nuk eshte MACE me ty nxjer syte menjher por ngadale dhe sigurt, MALLKIMI UCK dijeni se esht i rende, do ti paguajn krejt keto - pyetje eshte koha vetem...
Thumbs Up Thumbs Down
1
Besnik në 29/05/2010 15:13:45
avatar
O fisnik trimi,s'pari nuk din te shenosh emrin tend,Fisnik!Si shum patriot po na hiqesh!Le tme denoj ZOTI nese kemi bere krim,nese jo ateher besoj ne ZOTIN e madh dhe te plotfuqishem se denimi vjen tek ti! E marr me mend cfar njeriu je nga fjalori yt i papaster!Ti mund te shkruash cfardo,po je veq nje hiq,se fjaori yt nuk ka vend askund,e jo me pak te ZOTI o i pafe...
ZOTI le ti shperblej atdhetaret dhe puntoret!
Thumbs Up Thumbs Down
0
sali në 29/05/2010 13:06:48
avatar
bdi ne ti laje durt ne zgjedhjet e ardhshme
Thumbs Up Thumbs Down
1
koha në 28/05/2010 16:58:04
avatar
Tani eshte koha per xhihad dhe jo per lufte cubash
Thumbs Up Thumbs Down
0
tetova2001 në 28/05/2010 14:07:12
avatar
KJO POROSI SHKON PER CLIRIMTARIN DHE I THEM 2 FJAL:
TY DHE DAJES NGA 2 EURO NE KOKE BESOJ SE ME KUPTON SE PER CFAR E KAM FJALEN DHE KETE E THEM NE EMER TE DESHMOREVE TE UCK DHE POPULLIT SHQIPTAR.
Thumbs Up Thumbs Down
1
tetova2001 në 28/05/2010 13:46:10
avatar
pershendetje z.Veliu po si nuk keni aspak turp i vrate me te mirit e UCK's u friguat se mos va zen kariken o dyftyrsh NATEN I VRET NJERZIT, DITEN U SHKON NE VARIM po si nuk ke aspak turp more pis a haron se ke me vdekur dhe ke me dal para Allahut apo mendon se vetm ne ket bot dot jetosh hehe e ke gabim nese ashtu mendon se i mjer ti...
Thumbs Up Thumbs Down
3
Tigri në 28/05/2010 07:04:35
avatar
Sa per gjitha keto keni mar,oju te flliqur se ju qenkeni shum patriota eFazli Veliu na qenka trathtar sipas juve.Jo jo nuk keni faj ju se va prishem bashkepuimin me shkaun dhe tani akuzoni njerzit e krahut te lufets ata i beni tradhtar e ju patriota o' more flliqesira te edukuar ne frymen e sllaveve se ju jeni krejt pjell e shkaut se po te jeni paster shqiptar nuk e thoni aqe lehte fjalen trathtar.
Thumbs Up Thumbs Down
0
arben në 28/05/2010 06:53:18
avatar
ej mos e shani ali ahmetin dhe mos e pyetni a beson ne zot dhe se edhe ai do te vdes dhe do del ne diten e gjykimit sepse ai eshte shizofren me vertetim nga mjeket eminent te zvicres dhe shizofrenet nuk mbajne asfar pergjegjesie as para ligjeve te kesaj bote as para ligjeve te zotit,jane thjeshte si kafshet qe nuk mbajne asfar pergjegjesie.
Thumbs Up Thumbs Down
2
clirimtar në 26/05/2010 16:04:59
avatar
Ju qe sulmoni dhe akuzoni DAJEN,te githe e keni keqeperdorur miresine e tij duke e genjyer nehere vetveten e pastaj ate,pasi jeni te deshifruar se jeni matrapaz e renca tash jeni versul kundra nje njeriut i cili nuk di qvar eshte te kesh kohe te lire sepse Parazitet siq jeni JU,keni pritur siq me ja nxjer ca LEKE-EUROPE,Dajes pa mar parasysh ne qvar menyre,e tash kur me nuk keni qasje te genjeni me tash ju jeni ata qe sulmoni,Zoti eshte i madh dhe veqse ai i jep denimet dhe shperblimet,ju jeni fitues te pares kurse Daja ka fitu Xhenetin. Zoti e bekofte Dajen dhe Shqipetaret kudo qe jane kurse Matrapazet si ju i denofte personalishte sepse te afermit tuaj nuk kane faj.
Thumbs Up Thumbs Down
-3
1 2 3 4 next total: 32 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0