Veliu kalon deputet i pavarur?
Fazli Veliu, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL) të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) pas pakënaqësive të shumta me politikën që e udhëheqë partia e tij Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shumë shanse që të braktisë radhët e integristëve. Vendimin për të dalë deputet i pavarur pritet të konfirmohet gjatë ditëve në vijim, ndërsa vërejtjen e fundit për punën e BDI-së e ka dhënë të enjten kur e ka quajtur këtë qeveri si Millosheviqiane. “Heshtja që pllakosi, dëshmon se krerët e shtetit, së bashku kanë hartuar e zbatojnë plane shfarosëse si në kohën e Rankoviqit e Millosheviqit” thotë Veliu, në reagimin pas vrasjes së katër shqiptarëve në afërsi të fshatit Radushë, në mesin e të cilëve ishte edhe Harun Aliu - Kushtrimi. Kupa ndërmjet “dajës”, Fazli Veliut dhe “nipit”, Ali Ahmetit është mbushur që moti. Mësohet se kreu i BDI-së i ka tërhequr vërejtjen Fazli Veliut që të mos japë deklarata kundërthënëse me politikën e që e drejton partia e tij, por Veliu nuk ka dëgjuar urdhrat e “shefit”. Përveç akuzave ndaj qeverisë, Fazli Veliu si zakonisht ka akuzuar edhe anëtarët shqiptarë nga radhët e BDI-së që janë pjesë e qeverisë. “Aktorët e krimeve ordinare veprojnë, kur padronët e tyre janë larg vendit, gjë që dëshmon profesionalizmin për të fshehur dorën e krimit të organizuar qeveritar. Edhe këtë herë kryeministri ishte jashtë, ministrja vërtetoi goditjen pa dhënë hollësi, zëvendësministri shqiptar, as ishte në vendin e ekzekutimit të shqiptarëve, as reagoi, as bëri zë!”, thuhet në letrën e Fazli Veliut. Kryetari i SHVL-së kohë më parë ka qenë shumë i ashpër ndaj qeverisë, sidomos për shkak të mosjelljes së ligjit për ish-ushtarët e UÇK-së. Ai kishte konsideruar ministrin Bajrami si të paaftë për ta zgjedhur këtë çështje, ndërsa iu kishte kërcënuar Gruevskit se do t’i bartë të gjitha pasojat për acarimin e situatës ndëretnike në Maqedoni. Fazli Veliu edhe pse ka mandatin e deputetit, kohën e fundit thuajse tërësisht ka bojkotuar punën e ligjvënësve. Ai gjithashtu konsiderohet si një prej themeluesve dhe ideatorëve të UÇK-së.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
ZOTI le ti shperblej atdhetaret dhe puntoret!
TY DHE DAJES NGA 2 EURO NE KOKE BESOJ SE ME KUPTON SE PER CFAR E KAM FJALEN DHE KETE E THEM NE EMER TE DESHMOREVE TE UCK DHE POPULLIT SHQIPTAR.
Publikoni komentin tuaj