Basesku: Rumania nuk do ta njohë pavarsinë e Kosovës
Qëndrimi i Rumunisë ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar, Rumunia nuk do të njohë Kosovën. Këtë qëndrim të kundërshtues ndaj pavarësisë së Kosovës e përsëriti presidenti rumun Trajan Basesku, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup. "Qëndrimi ynë në raport me Kosovën nuk ndryshon. Kjo është përgjigja ime. Ne nuk do ta njohim pavarsinë e Kosovës" tha Trajan Basesku. Këtë qëndrim presidenti rumun e shprehu pas takimit me presidentin maqedonas, Georgi Ivanov. Ivanov, nga ana tjetër tha se incidentet e ndodhura në afërsi të kufirit me Kosovën, nuk do të ndikojnë në raportet mes dy vendeve. "Me presidentit Basesku biseduam edhe për cështjen e Kosovës. E kemi të njohur qëndrimin e Rumanisë për Kosovën megjithatë biseduam edhe për qëndrimin që mban Maqedonia krahas të gjithë fqinjëve. Për ne Kosova është realitet të cilin ne e njohëm dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike. Incidetet që ndodhën janë raste të izoluara dhe shkaktohen nga disa grupe kriminale të cilat janë prezente në çdo" tha Ivanov. Dy presidentët kanë folur edhe për problemin që ka Shkupi me Athinën lidhur me cështjen e emrit. Basesku i ka dhënë garanci të forta Ivonvit se Rumania mbështet Maqedoninë në proceset euroatlantike.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:56)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:44)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:32)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:29)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:28)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:15)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Shtrohet pyetja, çka kërkojnë këto në Maqedoni? Vizitat e radhës nga jo miqtë e shqiptarëve, duhet që të protestohen nga populli shqiptarë.
Publikoni komentin tuaj