Hyrje | LAJME | Maqedoni | Shqiptarët të formojnë parlamentin e tyre

Shqiptarët të formojnë parlamentin e tyre

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Fatmir Limani nga Kërçova që është kushëri i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti publikisht është shprehur kundër politikës “integriste” të cilën e zhvillon BDI-ja tij, duke kërkuar që në Maqedoni të krijohen institucione paralele shtetërore. Gjatë një prononcimi për “Lajm”, Fatmir Limani, i cili është njëri prej personave të parë gjatë themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe djali i dëshmorit të kombit Beqir Limani ka kërkuar nga Ahmeti që të jetë më syçelë dhe më i vendosur në bashkëqeverisjen me Gruevskin. “Faktori politik shqiptar të krijojë një parlament të tij. Deputetët të cilët janë aktualisht të marrin vendet e tyre, shqiptarët të bojkotojnë taksat dhe tatimet të cilat i paguajnë me qëllim që të vetëdijësojnë palën maqedonase se pa shqiptarët nuk ka ardhmëri, pasi ata janë faktor vendimmarrës në këtë vend”, tha Limani.
Ai së bashku me Fazli Veliun janë persona të afërm me Ali Ahmetin, që haptazi po shprehin pakënaqësinë për situatën aktuale. Së fundmi pasi kishte paralajmërime se Veliu do të largohet nga BDI-ja, Fatmir Limani ka mohuar edhe zërat se në rajonin e Kërçovës po operojnë grupe të armatosura. “Për momentin ekzistojnë spekulime se gjoja se ekzistojnë formacione, por të dhënat e mia flasin të kundërtën. Formacione të atilla nuk ka”, tha Limani, duke akuzuar shërbimet sekrete maqedonase se po përgatisin skenarë të ngjashme sikur për vrasjen e Harun Aliut. “A mos dëshirojnë shërbimet e ndryshme që të eliminojnë tërësisht grupin kryesor që themeloi UÇK-në. Ata vranë Qemal Shaqirin, Harun Aliun, Isa Likën etj., mos duan t’i vrasin edhe të tjerët”, pyet Limani.
Kushëriri i Ali Ahmetit ka treguar edhe për raportet me dajën e tij si dhe ka sqaruar sa cilat janë arsyet pse BDI nuk largohet nga qeveria. “Zhvillohen takimet në aspekt familjar, por ne bisedojmë edhe për çështjen kombëtare. Alia është një person që e bëri një luftë dhe për të gjitha ato marrëveshje në fjalë, ka një garanci nga faktori ndërkombëtar. Ai është i detyruar që t’i mbajë garancat edhe ndërkombëtare dhe dyta ai nuk dëshiron që faktori shqiptar të mbetet fajtorë për atë se maqedonasit nuk e zgjidhin çështjen e emrit me shtetin artificialisht të krijuar”, tha Limani.
Ditëve të fundit Fazliu Veliu së bashku me Fatmir Limanin kanë marrë pjesë në përvjetorin e rënies së familjes Zymberi nga Sllupçani dhe të Fadil Nimanit – Tigrit në Vaksincë të komunës së Likovës. Me këto veprime ata i kanë deklaruar shumë qartë Ahmetit se nuk pajtohen me politikën e tij. “BDI është subjekt i dështuar politik. Unë jam i papajtueshëm me të gjitha marrëveshjet që i kanë nënshkruar, i konsideroj si marrëveshje të turpit, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Ohrit. Nuk jam pajtuar me politikën të bashkëqeverisjes me armiqtë”, tha Limani. 
Ai ka paralajmëruar politikëbërësit se nëse Maqedonisë i vendoset emri “Maqedonia Veriore” që është emër me pretendime territoriale të Greqisë, atëherë shqiptarët automatikisht do të kërkojnë emrin “Shqipëria Lindore”.

 

S’ka ikur koha e luftërave
“Tentativa për destabilizime të atilla mund të ekzistojnë. Sa më përket mua, koha e luftërave për shqiptarët nuk ka përfunduar, por kjo nuk nënkupton se unë jam anëtar i ndonjë grupi ose formacioni”, tha Fatmir Limani.

Subscribe to comments feed Komente (20 publikuar):

tetova per ilirin në 31/05/2010 09:43:41
avatar
Ilir, qenke i pafytyr....Sa per informaten te lexuesve , Fatmir limani ne ate kohe nuk ka qene ne maqedoni e as afer maqedonise. nese kete rrene e ke degjuar prej te tjerve ateher mos e perhap pa vetedije , ne te kunderten beru burr e thuaja ne sy, se Fatmir Limani bisedon edhe me njerez e till
Thumbs Up Thumbs Down
0
Afrim Kransiqi- Llap në 31/05/2010 07:57:15
avatar
Adem Demaçi bëri 28 vite burg për atdheun. Ndërsa ka shqiptar të llojit si ky Iliri që marrin guximin t'i shajnë edhe të burgosurit politik. Burrat i thonë gjërat ndër sy dhe jo duke u fshehur pas pseudonimeve, për të fyer e sharë. Vetëm njerëzit e dyshimtë e që nuk veprojnë në shërbim të shqiptarëve fyejnë të burgosurit, ideologët.
Idesë së Fatmirit i dëshiroj realizim.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Ilir në 30/05/2010 19:17:32
avatar
Sa dyftyrsi

Krimineli, Fatmir Limani atdhetar
O Fatmir a e mbajsh mend pas sa njerezve gjujte me arme ne vitin 2009 ne Gostivar. Fato a e harove Komunen e Rostushes cka bone.

Fato, byle qenke sheru, se ne naten e zgjedhjeve cka te ndodhi, sa kohe mbete ne spital, kush ta boni krimin. Po po e dish ti, ta beri Daja Ali, po fati jote shpetove koken.

Paske qen jetegjate
Thumbs Up Thumbs Down
-3
agim në 30/05/2010 11:15:32
avatar
Bazuar ne kete qe lexoj, deklarata eshte me emer dhe mbiemer te nje veprimtari, te burgosuri, te perkushtuarit te atdheut.Te cilin e disa e cmojne, e te tjere e fyejn!Gjithnje kemi vepruar ne baze te, pasi nuk e bera une,por e ka bere tjetri,nuk vlen.Popujt tjere bejne heronj prej balte, ndersa ne i kemi edhe te gjalle, si Fatmir Limani dhe tentojme ti nenvlertesojme.Edhe sa kohe do vuajne shqiptaret me trorin e ketille.
Thumbs Up Thumbs Down
3
avni në 30/05/2010 10:49:41
avatar
Sa njoh une, biografine e F.Limani, ajo flet ndryshe nga komentet tuaja injoruese dhe te pamatura.Ai,themeloi guerrilen e pare ne keto hapsira, bashke me babain e tij,Harun Aliun, Qemal Shaqirin..,per t'u krijuar hapsira qe te rikethehen Aliu e Fazliu nga mergimi,por bashke me gjithe te tjeret.Por jo te vijne dhe te detyrojne rinine qe te braktisin vendin.Ju qe e mbroni Aliun tani,duhej para lufte dha gjate luftes ta beni.Tash i qendroni afer,per t'u pasuruar ne krah te tij. Sipas vargjeve qe lexoj une ne intervisten e tij,ai nuk fyen kerkend,por sygjeron.Por ndoshta keni te drejte,se ne dijme te duam atdhetaret,veprimtaret vetem kur i humbim,kur na i vrasin.
Thumbs Up Thumbs Down
4
avni në 30/05/2010 10:46:11
avatar
Detyrimisht do te komentoj, per t'u sqaruar injoranteve te tipit si; toni, kercova, pirro..
Sa njoh une, biografine e F.Limani, ajo flet ndryshe nga komentet tuaja injoruese dhe te pamatura. Ai, themeloi guerrilen e pare ne keto hapsira, bashke me babain e ti, Harun Aliun, Qemal Shaqirin.., per t'u krijuar hapsira qe te rikethehen Aliu e Fazliu nga mergimi, por bashke me gjithe te tjeret. Por jo te vijne dhe te detyrojne rinine qe te braktisin vendin. Ju qe e mbroni Aliun tani, duhej para lufte dha gjate luftes ta beni. Tash i qendroni afer, per t'u pasuruar ne krah te tij. Sipas vargjeve qe lexoj une ne intervisten e tij, ai nuk fyen kerkend, por sygjeron. Por ndoshta keni te drejte, se ne dijme te duam atdhetaret, veprimtaret vetem kur i humbim, kur na i vrasin.
Thumbs Up Thumbs Down
3
në 29/05/2010 22:20:57
avatar
te lumt o burr kollare .. ke qen edhe do te mbetesh besnik qeter rrugdalje per ne nuk ka . pershendetje nga zvicra .
Thumbs Up Thumbs Down
3
pirro në 29/05/2010 18:32:39
avatar
je nje patriot bosh.vetem fjale fjale.nuk i zgjedh mjetet per te ia arrite qellimit.e qellimin e keni se si te pasuroheni .kuptohet ne krahe te popullit shqiptare
Thumbs Up Thumbs Down
-2
Kercova në 29/05/2010 10:24:16
avatar
O Fatmir Limani, as ke qene as je dhe as do jeshe ndonje intelektual, ti njeh vetem deshtime.
Thumbs Up Thumbs Down
-3
rakip në 28/05/2010 17:39:07
avatar
me sa duket gjerat do te fillojne e te kthjellohen dhe do te kete nevoj qe disa djem te aktivizohen dhe ne menyre te regullt dhe demokratike ti thone gjerat ashtu si jane per shqiptaret ne maqedoni e jo te bejne politike ne emer te tyre pershendetje
Thumbs Up Thumbs Down
1
1 2 next total: 20 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0