Hyrje | LAJME | Maqedoni | Kriza në qendrat shqiptare, skenar i shërbimeve sekrete

Kriza në qendrat shqiptare, skenar i shërbimeve sekrete

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Tre kryeqendrat shqiptare Tirana, Prishtina dhe Shkupi si për koincidencë kanë kriza politike në të njëjtën periudhë. Pas një serie suksesesh për shqiptarët, aktualisht në tre qendrat e shqiptarëve mbretëron një krizë e thellë. Cilat janë arsyet dhe a pritet ndonjë përmirësim në këtë aspekt, kanë sqaruar analistët e ndryshëm të cilët nuk e shohin si të rastësishme këtë dukuri.
“E gjithë kjo ka një prapavijë të caktuar politike nga qarqet e vendosjes, në njërën anë ta dobëson elementin shqiptarë duke u imponuar lloj-lloj gracke që të merret me vetveten, në periudhën kur po përmbyllen proceset në Ballkan dhe synimi kryesor është ngulfatja e idesë për bashkimin kombëtar”, thekson historiani Skender Asani. 
Sipas tij, këto ngjarje kanë ndodhur edhe në periudhat e caktuara historike sikurse pas Kongresit të Berlinit, Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe të Versajës. “Mund të konstatoj se ne shqiptarët edhe pse tash e kemi situatën më të favorshme diplomatike, përsëri deatomizimi i faktorit politik shqiptar e bënë që të bëhet përsëri gabim historik, për të cilat do të vajtojmë deri në një situatë tjetër të favorshme të konstalacioneve të fuqive të mëdha”, tha Asani, i cili pohon se ndryshimet botërore e historike ndodhin çdo 100 vjet.
Sipas Blerim Hysenit edhe pse këto kriza nuk janë të rastësishme, ekziston edhe një aspekt pozitiv nga kjo situatë. “Së paku kemi filluar krizat t’i kemi të përbashkëta, ndoshta do të vijë dita që edhe të mirat t’i ndajmë së bashku. Shqiptarët ndajnë probleme të njëjta, pasi kanë botëkuptime të njëjta”, tha Hyseni.
Ai sqaron se vetëdija te shqiptarët për dallim nga kohërat e mëhershme është ngritur. “Shqiptarët kanë filluar të zgjedhin problemet me forcat e tyre duke mos lejuar që problemet t’ua zgjedhin të tjerët. Ajo që ndodhë në Shqipëri është demode, pasi Shqipëria është vend anëtarë i NATO-s, kurse Kosova ka një pavarësi të brishtë pasi nuk mund ta kontrollojë komplet veriun e saj. Në Maqedoni nga vitit 2006 është bërë akumulimi i problemeve dhe nuk ka asnjë ndryshim”, tha analisti Hyseni.
Për analistin Ismail Sinani, edhe pse tre qendrat gjeografikisht janë afër, problemet te secila qendër kanë specifikën e tyre. “Mendoj se opozita në Shqipëri më pak i kushton rëndësi dëmit që mund t’ia shkaktoj vendit për integrimit në BE. Në Kosovë, ajo që ka ndodhur të dielën ishte një moment që pritej, ndërsa në Maqedoni çdoherë ku ndodhin probleme, dobësohet faktori shqiptar. Faktori ndërkombëtar më së shumti ndihmon të zgjidhen problemet në Maqedoni”, tha Sinani.
Siç sqaron Ismail Sinani këto trazira zakonisht ndodhin nga dora e zgjatur e shërbimeve të ndryshme anti-shqiptare. Ai është optimist se shqiptarët gjithsesi se do të kenë “ditë të bardha” pasi synimi i tyre është BE-ja dhe NATO-ja.
Probleme në të njëjtën kohë shqiptarët kanë pasur edhe para dhjetë vitesh. Në vitin 1997 u krijuan trazirat e “skemave piramidale” në Shqipëri të cilat sollën deri në luftë qytetare, në po të njëjtat vite në Kosovë ishte gati shpërthimit të luftës për çlirim nga okupatori serb, ndërsa në Maqedoni kishte ardhur kulmi i diskriminimit që shpërtheu më vonë me konflikt të armatosur. Në të gjitha këto momente shqiptarët gjetën mençuri falë faktorit ndërkombëtar që t’i kalojnë këto probleme. Sa do të jenë të matur në këto momente shqiptarët dhe çka i pret në të ardhmen, pritet të shihet.

Subscribe to comments feed Komente (6 publikuar):

shkodrani në 17/07/2011 09:17:27
avatar
Saleh berishovici qenka babai i kombit hahaahaha ...Berishovici dhendri i Milices dhe burri i Sllobodankes( Lirise) eshte shkaterrimtari,djegesi,hajduti i cdo vlere shqiptare. Kudo ku shkel kemba e ketij bajraktari ka vjedhje,percarje,vrasje.Ata qe e mendojne kete anadollak si baba te kombit e meritojne edhe per shume vjet kete percares e hajdut qe po pasuron familjen e tij dhe vjedh kombin.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Nena Iliride në 01/06/2010 20:08:39
avatar
E perkrah mendimin e Ilirada I.Ajo qe eshte shume e qarte se Maqedonia vertet po frigohet nga bashkimi kombetar,thene ndryshe po frigohet te behet ILIRIDE E MADHE,Sali Berisha pervec qe eshte Zemra e Kombit Ai eshte edhe BABAI I KOMBIT,prandaj sllavomaqedonasit po vazhdojne te gatuajne ne guzhinen e tyre duke patur ne qender te vemendjes diskriminimin e shqipetareve.Ne Maqedoni ekziston sherbimi sekret i Beogradit, Sllavo maqedonasit ende jetojne prej kulacit te shqipetareve por me keto krime qe po meret duke perfshire edhe rastin me te fresket qe ndodhi me vrasjen e shqipetareve shume qarte po e tregon veten dhe po tregon para nje auditori te gjere se Maqedonia ushqehet me krime duke patur ne shenjester pikerisht diskriminimin e shqipetareve.Prandaj politikanet shqipetar te korruptuar ne pushtet urgjentisht te largohen nga politika se na moren ne qafe.Keshtu djalin e Madhe Shkupin qe e kane masakru se shpejti kena me e sheru.Evropa po e vonon shqipetarin.Brukseli urgjentisht duhet te viziton Shkupin ku banojne shqipetaret.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Skupi në 01/06/2010 17:48:08
avatar
Me pelqeu komenti parashikues i historianit...........
Thumbs Up Thumbs Down
2
Graniti,né fortuna e murlane. në 01/06/2010 12:39:25
avatar
Po kur i ka konvenue shkjaut,maqedonit,grekut apo,dikujt njé politiké e miré,apo édhé njé prosperitet i shqiptarévé,ani sidomos né kété zhvillim,konsolidim,bashkim,qé kurré nuk ka qéné mé hérét.Ky homonigjitét e péngon politikén fashizoide té shkjaut,maqedonit,sé pérendojé koha e tyré njé héré e pérgjithmoné.Nga né kérkohét strategji,puné,ménquri e té jémi édhé mé té bashkuar si kurrnjéhéré mé paré se tani ata kundérshtar shekullor e kané frigén nga kjo stratégji e miré e Shqiptarevé kudo qé jané e jetojné.
Thumbs Up Thumbs Down
1
ILIRIDA I në 01/06/2010 10:41:51
avatar
ARTIKULL MJAFTE I QELLUAR ,POR
ANALIZA EDHE MA E QELLUAR ..!
-------------------------------

PO ESHTE E VERTETE ANALIST TE NDERUAR , QE KJO QE PO NDODHE NEPER TRI
QENDRAT SHQIPETARE TIRANE PRISHTINE SHKUP ESHTE DORE E ZGJATUR E SHERBIMEVE SEKRETE SLLAVE ...!
PSEPESE JU PENGOJN TE ARITURAT E KOMBIT SHQIPETARE NE BALLKAN .
1. SHQIPERIA NE NATO , DHE LIBERALIZIMI I VIZAVE ..!
2. KOSOVA SHTET SOVRAN , I PRANUAR NGA 69 SHTETE -SUKSES ...!
SHQIPETARET E MAQEDONISE ME SHUME UNIVERSITETE, DHE NJE SHTIM I POPULLATES 5-1 PER SHQIPETARE ...!
PERSERI PO KETHEM PRAPA NEPER KOHRA ..!
VITI 1997 SHQIPERIA U NDEZE NE FLAKE ..!
5000 VIKTIMA ..!
GADI GJYSMA E SHQIPERISE SA NUK U SHKATERUA ...!
NGA ERDHI E GJITHE KJO E KEQE ..!
DERI SA QENDROJA NE NJE KEND TE NJE NDRETESE x PERSONI I SHRBIMIT SEKRET SLLAV IU DREJTUA NJE SHQIPETARI X ..! ME
KETO FJALE : SHQIPERINE DO E KALLIM SHPEJTE ...?!
PSE I THA SHQIPETARI ..?! SEPESE : KUR TE PLASE TANI LUFTA NE KOSOVE NE E DIME QE SHQIPERIA ESHTE E PARA QE I DELE NE NDIHME KOSOVES , SEPESE JU SHQIPETARET DONI TA BENI SHQIPERINE E MADHE ....!
E NA KETE SDO E LEJOJM KURE ...?!
MOS VALLE DO KOMENT E KREJTE KJO CCKA PO NDODHE NE BALLKAN NE TRI KRYEQENDRAT SHQIPETARE ...!
KAM THENE DHE DO E THEM PERSERI
SHQIPETARE UDHEHEQES TRADHETOR NUK KA : SALI BERISHA ZEMRA E KOMBIT , FATMIR SEJDIU INTELIGJENCA E KOMBIT ,
HASHIM THACCI - VDEKJA E SERBISE ...!
MENDUH THACCI -ALI AHMETI
ME SHOKE ......
VDEKJE PER MAQEDON ...!
KOSOVE SHQIPERI JAN BASHKUAR ..!
" ZOTI" ESHTE I MADH
MOS LOTO ILIRIDE ..!
----------------
SE : NE DY KRAHET E TU KE
KOSOVEN ME SHQIPERI


NGA :ILIRIDA 007
Thumbs Up Thumbs Down
2
Dardani në 01/06/2010 10:17:29
avatar
Komente te mrekullushme nga historiani dhe analistet.............
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
2.00