Kriza në qendrat shqiptare, skenar i shërbimeve sekrete
Tre kryeqendrat shqiptare Tirana, Prishtina dhe Shkupi si për koincidencë kanë kriza politike në të njëjtën periudhë. Pas një serie suksesesh për shqiptarët, aktualisht në tre qendrat e shqiptarëve mbretëron një krizë e thellë. Cilat janë arsyet dhe a pritet ndonjë përmirësim në këtë aspekt, kanë sqaruar analistët e ndryshëm të cilët nuk e shohin si të rastësishme këtë dukuri.
“E gjithë kjo ka një prapavijë të caktuar politike nga qarqet e vendosjes, në njërën anë ta dobëson elementin shqiptarë duke u imponuar lloj-lloj gracke që të merret me vetveten, në periudhën kur po përmbyllen proceset në Ballkan dhe synimi kryesor është ngulfatja e idesë për bashkimin kombëtar”, thekson historiani Skender Asani.
Sipas tij, këto ngjarje kanë ndodhur edhe në periudhat e caktuara historike sikurse pas Kongresit të Berlinit, Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe të Versajës. “Mund të konstatoj se ne shqiptarët edhe pse tash e kemi situatën më të favorshme diplomatike, përsëri deatomizimi i faktorit politik shqiptar e bënë që të bëhet përsëri gabim historik, për të cilat do të vajtojmë deri në një situatë tjetër të favorshme të konstalacioneve të fuqive të mëdha”, tha Asani, i cili pohon se ndryshimet botërore e historike ndodhin çdo 100 vjet.
Sipas Blerim Hysenit edhe pse këto kriza nuk janë të rastësishme, ekziston edhe një aspekt pozitiv nga kjo situatë. “Së paku kemi filluar krizat t’i kemi të përbashkëta, ndoshta do të vijë dita që edhe të mirat t’i ndajmë së bashku. Shqiptarët ndajnë probleme të njëjta, pasi kanë botëkuptime të njëjta”, tha Hyseni.
Ai sqaron se vetëdija te shqiptarët për dallim nga kohërat e mëhershme është ngritur. “Shqiptarët kanë filluar të zgjedhin problemet me forcat e tyre duke mos lejuar që problemet t’ua zgjedhin të tjerët. Ajo që ndodhë në Shqipëri është demode, pasi Shqipëria është vend anëtarë i NATO-s, kurse Kosova ka një pavarësi të brishtë pasi nuk mund ta kontrollojë komplet veriun e saj. Në Maqedoni nga vitit 2006 është bërë akumulimi i problemeve dhe nuk ka asnjë ndryshim”, tha analisti Hyseni.
Për analistin Ismail Sinani, edhe pse tre qendrat gjeografikisht janë afër, problemet te secila qendër kanë specifikën e tyre. “Mendoj se opozita në Shqipëri më pak i kushton rëndësi dëmit që mund t’ia shkaktoj vendit për integrimit në BE. Në Kosovë, ajo që ka ndodhur të dielën ishte një moment që pritej, ndërsa në Maqedoni çdoherë ku ndodhin probleme, dobësohet faktori shqiptar. Faktori ndërkombëtar më së shumti ndihmon të zgjidhen problemet në Maqedoni”, tha Sinani.
Siç sqaron Ismail Sinani këto trazira zakonisht ndodhin nga dora e zgjatur e shërbimeve të ndryshme anti-shqiptare. Ai është optimist se shqiptarët gjithsesi se do të kenë “ditë të bardha” pasi synimi i tyre është BE-ja dhe NATO-ja.
Probleme në të njëjtën kohë shqiptarët kanë pasur edhe para dhjetë vitesh. Në vitin 1997 u krijuan trazirat e “skemave piramidale” në Shqipëri të cilat sollën deri në luftë qytetare, në po të njëjtat vite në Kosovë ishte gati shpërthimit të luftës për çlirim nga okupatori serb, ndërsa në Maqedoni kishte ardhur kulmi i diskriminimit që shpërtheu më vonë me konflikt të armatosur. Në të gjitha këto momente shqiptarët gjetën mençuri falë faktorit ndërkombëtar që t’i kalojnë këto probleme. Sa do të jenë të matur në këto momente shqiptarët dhe çka i pret në të ardhmen, pritet të shihet.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
ANALIZA EDHE MA E QELLUAR ..!
-------------------------------
PO ESHTE E VERTETE ANALIST TE NDERUAR , QE KJO QE PO NDODHE NEPER TRI
QENDRAT SHQIPETARE TIRANE PRISHTINE SHKUP ESHTE DORE E ZGJATUR E SHERBIMEVE SEKRETE SLLAVE ...!
PSEPESE JU PENGOJN TE ARITURAT E KOMBIT SHQIPETARE NE BALLKAN .
1. SHQIPERIA NE NATO , DHE LIBERALIZIMI I VIZAVE ..!
2. KOSOVA SHTET SOVRAN , I PRANUAR NGA 69 SHTETE -SUKSES ...!
SHQIPETARET E MAQEDONISE ME SHUME UNIVERSITETE, DHE NJE SHTIM I POPULLATES 5-1 PER SHQIPETARE ...!
PERSERI PO KETHEM PRAPA NEPER KOHRA ..!
VITI 1997 SHQIPERIA U NDEZE NE FLAKE ..!
5000 VIKTIMA ..!
GADI GJYSMA E SHQIPERISE SA NUK U SHKATERUA ...!
NGA ERDHI E GJITHE KJO E KEQE ..!
DERI SA QENDROJA NE NJE KEND TE NJE NDRETESE x PERSONI I SHRBIMIT SEKRET SLLAV IU DREJTUA NJE SHQIPETARI X ..! ME
KETO FJALE : SHQIPERINE DO E KALLIM SHPEJTE ...?!
PSE I THA SHQIPETARI ..?! SEPESE : KUR TE PLASE TANI LUFTA NE KOSOVE NE E DIME QE SHQIPERIA ESHTE E PARA QE I DELE NE NDIHME KOSOVES , SEPESE JU SHQIPETARET DONI TA BENI SHQIPERINE E MADHE ....!
E NA KETE SDO E LEJOJM KURE ...?!
MOS VALLE DO KOMENT E KREJTE KJO CCKA PO NDODHE NE BALLKAN NE TRI KRYEQENDRAT SHQIPETARE ...!
KAM THENE DHE DO E THEM PERSERI
SHQIPETARE UDHEHEQES TRADHETOR NUK KA : SALI BERISHA ZEMRA E KOMBIT , FATMIR SEJDIU INTELIGJENCA E KOMBIT ,
HASHIM THACCI - VDEKJA E SERBISE ...!
MENDUH THACCI -ALI AHMETI
ME SHOKE ......
VDEKJE PER MAQEDON ...!
KOSOVE SHQIPERI JAN BASHKUAR ..!
" ZOTI" ESHTE I MADH
MOS LOTO ILIRIDE ..!
----------------
SE : NE DY KRAHET E TU KE
KOSOVEN ME SHQIPERI
NGA :ILIRIDA 007
Publikoni komentin tuaj