Hyrje | LAJME | Maqedoni | Dështon edhe një iniciativë për zgjidhjen e statusit të UCK-së

Dështon edhe një iniciativë për zgjidhjen e statusit të UCK-së

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka kaluar propozim ligji për zgjidhjen e statusit të ish pjestarëve të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, i cili u parashtua nga dy deputetët shqiptarë në opozitë Abedin Zyberi dhe Daut Rexhepi.

Propozimligji mori mbështetjen e nënte deputetëve të BDI-së qe ishin prezent në sallë dhe dy vota të propozuesve, që nuk ishin të mjaftueshme kundrejt votave të deputëtëve maqedonas.

Propozuesit, për dështimin e iniciativës fajsojnë BDI dhe VMRO-DPMNE-në.

"Definitivisht ranë maskat e koalicionit qeveritarë Gruevski – Ahmeti. Deputetët e BDI-së, nuk ishin në gjendje ta votojnë ligjin e propozuar që të zgjidhet statusi i ushtarëve të UCK-së. Kjo dëshmon se BDI verpon vetëm kur merr urdhëra nga Gruevski" tha deputeti i DR-së, Abedin Zyberi.

Mirëpo, përfaqësuesit e BDI-së, thonë se partia e tyre gjithmon ka qenë pro zgjidhjes së statusit të ish pjestarëve të UCK-së. Ata shprehen të vetëdijshëm se për sjelljen e një ligji të këtillë vetëm votata e shqiptarëve nuk mjaftojnë, andaj thonë se nevojitet dialog me partitë maqedonase për të marrë përkrahjen e tyre.

"BDI çdo herë ka qenë pro sjelljes së një ligji apo pro zgjidhjes së statusit të UCK-së. Por për të sjellë një ligj duhet përkrahja e partnerit të koalicionit. Votat e shqiptarëve në Kuvend nuk mjaftojnë. Gjithsesi nëse do të kishim 61 votë do ta kishim sjellë këtë ligj", tha deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti.

Me propozim ligjin e dy deputetëve të shqiptarë parashikohej përkudesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së UÇK-së, përmes punësimit, pensioneve, sigumimit shëndetësorë dhe disa të drejtave tjera të privilegjuara.

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Haxhi L Kuçi në 04/06/2010 03:45:05
avatar
Dështon edhe një iniciativë për zgjidhjen e statusit të UCK-së


Po çfare statusi po lypin pjestaret e uçk ne maqedoni,kur jan vetdorzue ne arganet e maqedonit armet dhe ushtaraket shqiptar ?!

Zot a je ka ndegjone nga armiku luftaret kerkoin status te luftetareve!Allah allah a je ka nine e sheh ;

Mbaje mend shqiptar;,se po u mesoin per patriotizem shpiunat dhe ju nxisin qe te beni atentate mbi patriotat .Dhe ,vrasesit e patriotave te shpallin trima si Avni Rrustema!!!

A ka ndoj kund ne bote kesi populli ?

Femrat kan se pari perparesi te pergjigjen,pastaj mashqit shqiptar !
Thumbs Up Thumbs Down
0
Realitetei 2010 në 03/06/2010 20:03:37
avatar
Fajin kryesor per deshtimin e Ligjit per ish UCK e ka partia ne pushtet e cila thiret para zgjedhjeve ne emer te UCK.

BDI para se ta zgjedh statusin e UCK duhet te jap llogari per mbi 400 Luftaret
e vrar pas Luftes.BDI eshte parti e deshtimeve
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0