“Republika e Tanushës” u prezantohet anglezëve
Gazeta prestigjioze britaneze "Financial Times" publikoi një tekst ku informon popullin britanez për ngjarjet e fundit në Tanushë, në të cilin ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka shpallur "Republikën e Tanushës". Kurse qeveritarët maqedonas këtë gjë e vlerësojnë si diçka joserioze. Në këtë shkrim të cilin e botoi gazeta britaneze, Hoxha dëshmon se personat e tij kanë gjuajtur në helikopterin policor para dy javëve. Ai shton se gjithashtu është vendosur aramtim i rënd në dyert hyrëse të shkollës lokale në Tanushë, të cilën e përdorin si zyre. "Shteti maqedonas na bjen vetëm telashe", tha Shaqiri, veteran i UÇK-së dhe ish-deputet i njohur për qëndrimet nacionaliste dhe antimaqedonase. "Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka komentuar dhe as nuk do të komentojë deklarata nga personat të cilët janë të gatshëm të thuan gjithçka vetëm të fitojnë vëmendjen e mediave", tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së. Kurse ish-deputeti Shaqiri për gazetën "Lajm" thotë se nuk ka zhvillime të reja në rajonin e Tanushës. Gjithashtu, me anë të kësaj gazete qytetarët britanez njoftohen edhe për incidentin dhe konfiskimet e armëve të cilat kontrabandoheshin nga grupet kriminele në zonën kufitare me Kosovën, gjegjësisht në Bllacë si dhe në Radushë dhe Tetovë.
Bllokada me emrin mund t'i përkeqësojë raportet ndëretnike
Londër, 3 qershor - Bllokada e aspiratave euroatlantike të Maqedonisë, për shkak të kontestit të imponuar rreth emrit të shtetit, mund t'i keqësojë raportet ndëretnike në shtet, shkruan gazeta londineze "Financial Times". Vendi, i cili akoma zyrtarisht është "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë" dhe prej vitit 2005 ka status të vendit kandidat për Bashkimin Evropian, sipas gazetës, duket i tollovitur si asnjëherë deri më tani pas konfliktit në vitin 2001. "Integrimi i vendit në asociacionet evropiane dhe euroatlantike, që pas përleshjeve prej para nëntë viteve ishte 'karrota kryesore' për t'u bindur shqiptarët etnikë t'i lënë armët, tashmë e ka 'humbur momentin e vet'. Greqia dhe 'kontesti me emrin’, të cilin ajo e ka nisur, së pari e bllokoi vendin të bëhet anëtare e NATO-s, e më pas e ndërpreu edhe procesin për fillimin e negociatave për anëtarësim të barabartë në BE", thekson "Financial Times".
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:56)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:44)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:32)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:29)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:28)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:15)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj