Hyrje | LAJME | Maqedoni | “Republika e Tanushës” u prezantohet anglezëve

“Republika e Tanushës” u prezantohet anglezëve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Gazeta prestigjioze britaneze "Financial Times" publikoi një tekst ku informon popullin britanez për ngjarjet e fundit në Tanushë, në të cilin ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka shpallur "Republikën e Tanushës". Kurse qeveritarët maqedonas këtë gjë e vlerësojnë si diçka joserioze. Në këtë shkrim të cilin e botoi gazeta britaneze, Hoxha dëshmon se personat e tij kanë gjuajtur në helikopterin policor para dy javëve. Ai shton se gjithashtu është vendosur aramtim i rënd në dyert hyrëse të shkollës lokale në Tanushë, të cilën e përdorin si zyre. "Shteti maqedonas na bjen vetëm telashe", tha Shaqiri, veteran i UÇK-së dhe ish-deputet i njohur për qëndrimet nacionaliste dhe antimaqedonase. "Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka komentuar dhe as nuk do të komentojë deklarata nga personat të cilët janë të gatshëm të thuan gjithçka vetëm të fitojnë vëmendjen e mediave", tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së. Kurse ish-deputeti Shaqiri për gazetën "Lajm" thotë se nuk ka zhvillime të reja në rajonin e Tanushës. Gjithashtu, me anë të kësaj gazete qytetarët britanez njoftohen edhe për incidentin dhe konfiskimet e armëve të cilat kontrabandoheshin nga grupet kriminele në zonën kufitare me Kosovën, gjegjësisht në Bllacë si dhe në Radushë dhe Tetovë.

Bllokada me emrin mund t'i përkeqësojë raportet ndëretnike

Londër, 3 qershor - Bllokada e aspiratave euroatlantike të Maqedonisë, për shkak të kontestit të imponuar rreth emrit të shtetit, mund t'i keqësojë raportet ndëretnike në shtet, shkruan gazeta londineze "Financial Times". Vendi, i cili akoma zyrtarisht është "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë" dhe prej vitit 2005 ka status të vendit kandidat për Bashkimin Evropian, sipas gazetës, duket i tollovitur si asnjëherë deri më tani pas konfliktit në vitin 2001. "Integrimi i vendit në asociacionet evropiane dhe euroatlantike, që pas përleshjeve prej para nëntë viteve ishte 'karrota kryesore' për t'u bindur shqiptarët etnikë t'i lënë armët, tashmë e ka 'humbur momentin e vet'. Greqia dhe 'kontesti me emrin’, të cilin ajo e ka nisur, së pari e bllokoi vendin të bëhet anëtare e NATO-s, e më pas e ndërpreu edhe procesin për fillimin e negociatave për anëtarësim të barabartë në BE", thekson "Financial Times".

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

Veleshta Zvicer në 06/06/2010 11:53:13
avatar
Hallall Hallall Hallall,Kemi nevoj per persona si Xhezair Shaqiri,qe kurr sju tremb syri nga armiku,respekte,jam krenar per ju zotri,ishalla ZOTI madh te rujt,dhe familjen tende
Thumbs Up Thumbs Down
0
luan në 04/06/2010 20:55:52
avatar
pershendetje i nderuar lum nana qe te ka ba,ke qen dhe do te mbetesh i madh,je skenderbeu i dyte te lumte te lumt kujdes nga tradhetite se ty plumbi shkaut ste kap dot.pershedetje nga zemra
Thumbs Up Thumbs Down
0
strugani në 04/06/2010 16:09:18
avatar
ta boft zoti hallall, i vetmi person qe sje tremb nga maqedonasit e jo si te tjeret si pune ali ahmetit dhe meduh thaqit qe tradhtoj kombin gje gjakun e deshmoreve
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0