Hyrje | LAJME | Maqedoni | Forum: BFI çerdhe e mashtrimit piramidal

Forum: BFI çerdhe e mashtrimit piramidal

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Skemë lucide mashtruese piramidale e quajtur “Rruga drejt suksesit”, në të cilën janë përzier shtetas të Kosovës së bashku me hoxhallarë të Bashkësisë Fetare Islame, ka vjedhur dhjetëra mijëra shqiptarë nga Maqedonia.

Këtë e shkruan javorja Forum në numrin e saj më të ri, me këtë rast duke shtuar se bëhet fjalë për mashtrim i cili deri tani rëndon më shumë se gjysmë milion euro vetëm në Maqedoni, ndërsa i njëjti rrjet pyramidal funksionon edhe në Shqipëri dhe në Kosovë.

Javorja më tej në tekstin thekson se në krye në piramidës ka qëndruar Afrim Tahiri, sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame dhe Valon Kuçukun, shtetas i Kosovës i cili javën e kaluar u arrestua në Tiranë nga ana e policisë shqiptare së bashku me edhe një shtetas kosovar, Burim Haxhioli.

Skema funksionon në atë mënyrë që nga personat e mashtruar kërkohej të paguajnë nga 2.300 euro në ndërmarrjen “MAKSI BOOK”, edhe në dorë, si akontacion për pjesëmarrje në seminare dhe ligjerata të cilat gjoja do t’u nevojiteshin që të bëhen pjesë e një ekipi të fuqishëm menaxherik.

Kur për herë të parë personi të bëhet pjesë e rrjetit doemos është dashur të sjellë edhe tre veta tjerë që të kthejë një pjesë të parave të investuara.

Rrjeti mashtrues ka funksionuar edhe në Shqipëri ku tashmë, siç theksojnë mediumet shqiptare, janë arrestuar Valon Kuçukun dhe Burim Haxhioli.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme deklaruan se tani për tani nuk kanë informata për këtë mashtrim dhe se ende nuk kanë marrë kurrfarë lajmërimi nga ana e policisë shqiptare. /Makfaks/

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

luan në 11/06/2010 18:33:57
avatar
ky mashtrim te nderuar qendren e ka ne prizren dhe egziston qysh pas luftes ne vitin 2000.
Thumbs Up Thumbs Down
0
muja në 11/06/2010 12:47:18
avatar
Plotsisht e vertete,afrim tahiri ka qen udheheqes i ati grupi,mvjen mir qe definitivisht eshte zbuluar kjo piramide mashtruese.Perndryshe kane qene rrjet i nentokes serbe me firmen GEMAK e cila funksionon ne maqedoni
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0