Hyrje | LAJME | Maqedoni | Qytetarët e Maqedonisë skeptikë ndaj blerjes në internet

Qytetarët e Maqedonisë skeptikë ndaj blerjes në internet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Qytetarët ende janë jo mjaft të njoftuar me blerjen e produkteve përmes internetit.
Në faqet për blerjen përmes internetit qytetarët e Maqedonisë mund të blejnë produkte të ndryshme: prej lules, kozmetikës, kompjuterëve, elektronikës, e deri te rezervimi i biletave të avionit, vendosje në hotel.
Në këtë mënyrë kursehet kohë, ndërsa me mënyrën e sotme bashkëkohore të jetesës qytetarët gjithnjë e më pak ndajnë kohë për blerje në shitore, por sa janë të gatshëm qytetarët e Maqedonisë për e-shitore. Vallë blerësit tanë kanë frikë nga keqpërdorimi i të dhënave personale?
Nga ueb-shoping sajti maqedonas "Eksvizit" (www.ex.mk) bëjnë të ditur se ajo që habitë blerësit është informimi i pamjaftueshëm dhe dyshimi i tyre për keqpërdorim të të dhënave nga kartelat pagesore.
"Si e-tregtarë ne nuk kemi kurrfarë qasje deri te këto të dhëna, që paraqet mbrojtje plotësuese për klientët, gjegjësisht se të dhënat nga kartelat pagesore shpërndahen vetëm midis klientit dhe bankës, me 3D Secure teknologji mbrohet edhe tregtari gjatë procesit të blerjes nga keqpërdorimi i mundshëm eventual i kartelave pagesore që kalohen përmes vendit të vet të shitjes në internet", deklaroi, Biljana Radonjanin nga "Eksvizit".

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0