Hyrje | LAJME | Maqedoni | “Uji i frymë” po zëvendëson barërat mjekësore

“Uji i frymë” po zëvendëson barërat mjekësore

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Rënia e standardit jetësor dhe rritja e çmimit të barëarëve dhe shërbimeve shëndetësore, po detyron shumë qytetarë që shpëtim nga sëmundjet të kërkojnë në mënyra alternative.
“Ujërat e shërueshëm”, hoxhallarët, ilaçet shtëpiake, dhe shumë metoda të tjera për shërim të sëmundjeve të ndryshme, po bëhen gjithnjë e më të besueshme për qytetarët.
“Shkak për këtë ndryshim në vetëdijen e qytetarëve janë rritja e çmimeve të shërbimeve mjekësore, por edhe rënia e standardit jetësor. Mirëpo kohën e fundit ata që ‘ofrojnë’ shërim alternativ kanë gjetur forma të reja për t’u afruar qytetarëve – përmes reklamave në mediat e shkruara dhe elektrike”, thotë sociologu Jeton Sulejmani, duke sqaruar trendin e rritjes së interesit të qytetarëve për forma alternative të mjekësisë.
Të sëmurit kërkojnë shpëtim me metoda të ndryshme siç janë, “ujërat e shërueshme”, fryrje nëpër hoxhallarë, ilaçet shtëpiake e të tjerë. Besimi te ky lloj terapi është rritur. Parashtrohet pyetja se a paraqet e gjithë kjo një lloj gare të mjekimit profesional me atë alternativ, dhe se ku më tepër gjejnë shpëtim qytetarët, duke ditur se kjo metodë e shërimit është e përhapur në përmasa të mëdha ne vendin tonë. Ka rraste ku një i sëmurë, tentativën e parë për shërim e kërkon pikërisht te mjekësia alternative, apo në rraste akoma më ekstreme pas mospasjes së suksesit me anë të shërimit profesional. “Për llojin e alergjisë që unë e pata, as njëqind klinika nuk mundeshin të më shërojnë dhe të gjejnë arsyen e kësaj, ashtu si më shëroi një hoxhë nga rrethi i Tetovës” – thotë një qytetar  nga Tetova për “Lajm”.
Nuk ekziston ndonjë përkufizim i saktë se çka nënkuptojmë me mjekësi alternative, por është e ditur se me këtë lloj mjekësie nënkuptohet çdo lloj shërimi i cili nuk i takon mjekësisë zyrtare. Ky lloj i terapisë nuk pranohet nga mjekët, dhe nuk renditet në listën e terapive të mjekësisë zyrtare. Nëse marrim parasysh faktin se mjekësia alternative është evidente në të gjitha vendet e botës, nuk mund të themi që kjo dukuri është prezente vetëm tek ne.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

shpati@shkup në 06/07/2010 12:43:39
avatar
po,e njeriun e pare te dikasterit te shendetesise e kemi nga kombesija jone,nga bdi,apo ndoshta edhe ne kete sfere jemi sa per sy e faqe.,sngel tjeter e me i fry jo vetem ujit por edhe kosit e behemi ma mire
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0