“Uji i frymë” po zëvendëson barërat mjekësore
Rënia e standardit jetësor dhe rritja e çmimit të barëarëve dhe shërbimeve shëndetësore, po detyron shumë qytetarë që shpëtim nga sëmundjet të kërkojnë në mënyra alternative.
“Ujërat e shërueshëm”, hoxhallarët, ilaçet shtëpiake, dhe shumë metoda të tjera për shërim të sëmundjeve të ndryshme, po bëhen gjithnjë e më të besueshme për qytetarët.
“Shkak për këtë ndryshim në vetëdijen e qytetarëve janë rritja e çmimeve të shërbimeve mjekësore, por edhe rënia e standardit jetësor. Mirëpo kohën e fundit ata që ‘ofrojnë’ shërim alternativ kanë gjetur forma të reja për t’u afruar qytetarëve – përmes reklamave në mediat e shkruara dhe elektrike”, thotë sociologu Jeton Sulejmani, duke sqaruar trendin e rritjes së interesit të qytetarëve për forma alternative të mjekësisë.
Të sëmurit kërkojnë shpëtim me metoda të ndryshme siç janë, “ujërat e shërueshme”, fryrje nëpër hoxhallarë, ilaçet shtëpiake e të tjerë. Besimi te ky lloj terapi është rritur. Parashtrohet pyetja se a paraqet e gjithë kjo një lloj gare të mjekimit profesional me atë alternativ, dhe se ku më tepër gjejnë shpëtim qytetarët, duke ditur se kjo metodë e shërimit është e përhapur në përmasa të mëdha ne vendin tonë. Ka rraste ku një i sëmurë, tentativën e parë për shërim e kërkon pikërisht te mjekësia alternative, apo në rraste akoma më ekstreme pas mospasjes së suksesit me anë të shërimit profesional. “Për llojin e alergjisë që unë e pata, as njëqind klinika nuk mundeshin të më shërojnë dhe të gjejnë arsyen e kësaj, ashtu si më shëroi një hoxhë nga rrethi i Tetovës” – thotë një qytetar nga Tetova për “Lajm”.
Nuk ekziston ndonjë përkufizim i saktë se çka nënkuptojmë me mjekësi alternative, por është e ditur se me këtë lloj mjekësie nënkuptohet çdo lloj shërimi i cili nuk i takon mjekësisë zyrtare. Ky lloj i terapisë nuk pranohet nga mjekët, dhe nuk renditet në listën e terapive të mjekësisë zyrtare. Nëse marrim parasysh faktin se mjekësia alternative është evidente në të gjitha vendet e botës, nuk mund të themi që kjo dukuri është prezente vetëm tek ne.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj