Hyrje | LAJME | Maqedoni | Edhe sopotasit tjerë para lirimit

Edhe sopotasit tjerë para lirimit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë mendim pozitiv lidhur me ankesën e avokatit për shtatë të dënuarit në mungesë, në procesin “Sopoti”. Burime të ndryshme mësojnë se Gjykata e Apelit, shumë shpejt do të vendosë ngjashëm sikurse Gjykata Themelore e Kumanovës, për rigjykim të procesit gjyqësor për këtë rast, si dhe për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për 7 personat e tjerë. Avokati Vullnet Paçuku thotë se ka pritur një vendim të tillë të prokurorisë në bazë të dëshmive të parashtruara për pafajsinë e klientëve të tij.
"Pas dhënies së mendimit të Prokurorisë për ankesën që kemi parashtruar mbetet që Gjykata e Apelit të merr një vendim lidhur me ankesën tonë për përsëritje të rastit edhe për të dënuarit tjerë nga Gjykata e Shkupit. Duke pasur parasysh vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës së Kumanovës për të njëjtin rast mendoj dhe presim që edhe gjykata e Apelit do të vendosë në të njëjtën frymë do të vendosë përsëritje të procedurës edhe për të gjithë të dënuarit nga Gjykata e Shkupit.”, thotë avokati Vullnet Paçuku.
Paçuku tha se përpos vendimit për kthimin e lëndës në rigjykim, Gjykata e Apelit do të vendosë edhe për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për Zenel Klaiqin, i cili po vuan dënimin në burgun e Idrizovës dhe gjashtë bashkëfshatarët e tij që janë dënuar në mungesë.
“Lidhur me vendimin se çfarë do të bëhet me të dënuarin Zenel Klaiqi, nëse i njejti do të jetë në arrest shtëpiak apo paraburgim, përsëri do të merret vendim nga gjykata e Apelit, nëse prokuroria e lartë ka dhënë propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Nëse jo atëherë do të mbetet nga gjykata themelore të prononcohet për këtë lloj mase sigurimi, gjithmonë duke pasur parasysh nëse prokuroria do të kërkojë një masë të tillë edhe për të dënuarin Zenel Klaiqin dhe gjashtë të tjerët.”, shton avokatu Paçuku.
Për shpërthimin e minës në Sopot, nga e cila u vranë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil në vitin 2003, përpos katër të sapoliruarve nga burgu i Idrizovës, ishin dënuar edhe shtatë bashkëfshatarë të tyre Shaqir Sulejmani, Bashkim Ukshini, Musa Klaiqi, Zenel Klaiqi, Selman Jahiu, Samet Limani dhe Afrim Ukshini.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0