Për shqiptarët s'ka vend, paralelet maqedonase boshe
Në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” në Shkup, në paralelet me mësim më gjuhën maqedonase ngelen boshe 42 vende, kurse nxënësit shqiptarë të cilët kishin të gjitha pesa ishin të detyruar që t’i nënshtrohen provimit kualifikues. Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), Nuhi Dardhishta i cili njëkohësisht është edhe anëtar i këshillit të kësaj shkolle tha se është kërkuar hapje e paraleleve në këtë objekt po kjo është pamundësuar. “Disa herë më radhë kemi kërkuar nga qyteti i Shkupit dhe MASH, që të mundësoj hapjen e paraleleve shqipe pasi që numri i nxënësve të interesuar për këtë drejtim shkon duke u rritur, kurse i atyre maqedonas duke u zvogëluar, por ata nuk kanë dhënë pëlqim”, tha Dardhishta. Kjo ministri së bashku me qytetin e Shkupit gjatë vitit të kaluar sollën vendim për akreditimin e disa paraleleve në objektin e gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, gjë që u vlerësua si plotësim i nevojave të nxënësve shqiptarë. Akreditimin e këtyre paraleleve Dardhishta e vlerëson si efikas por çështja është se ato nuk i plotësojnë kushtet që vitet e dyta tani ta kryejnë praktikën. “Akreditimi i paraleleve shqipe të mjekësisë është i dobishëm pasi që është barazuar numri i paraleleve shqipe me ato maqedonase në këtë drejtim, por sa do të ketë kushte tani për vitet e dyta nuk e dimë. Presim që Qyteti i Shkupit të mbajë premtimin e dhënë gjatë vitit të kaluar”, sqaron Dardhishta. Ai shtoi se nëse nxënësit e vitit të dytë nuk kanë kushte për të kryer praktikën e tyre në këtë objekt do të kërkojmë që të kthehen në objektin e shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” në Shkup. Ndërkaq përgjegjësi i paraleleve shqipe në këtë shkollë, Sherif Selimi rrugëdalje të vetme e sheh pavarësimin e shkollës së mjekësisë në gjuhën shqipe. “Zgjidhja e problemit të kamotshëm të hapësirës në këtë shkollë është që të krijohet drejtori në vete dhe t’i mbledhim të gjitha paralelet në një vend e jo t’i shpërndajmë gjithandej siç është situata tani”, tha Selimi. Gjatë afatit të parë të regjistrimit në shkollë të mesme të mjekësisë, numri i nxënësve shqiptarë të interesuar ishte shumë më i madh sesa vendet e lira me ç’rast ata iu nënshtruan provimit kualifikues.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj