Hyrje | LAJME | Maqedoni | Ahmeti filloi fushatën presidenciale?

Ahmeti filloi fushatën presidenciale?

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas mosmarrëveshjeve të fundit për shumë çështje me partnerin Nikolla Gruevski, ka filluar të funksionojë si shtet në vete. Veprimi i fundit i Ahmeti duke i uruar presidentit të SHBA-ve, Barack Obamës pavarësinë dhe kumtesën e fundit që përshëndeti takimin në Prizren mes katër presidentëve të shteteve të rajonit, kanë filluar t’i pengojnë partisë së Gruevskit.
“Ahmeti duket se ka filluar fushatë për zgjedhje presidenciale”, thonë në VMRO-DPMNE.
Por në partinë e Gruevskit nuk bëjnë me dije nëse me këtë aludojnë në kërkesën e kryetarit të BDI-së në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, që presidenti i shtetit në vitin 2014 të jetë shqiptarë.
Në BDI as nuk mohojnë e as nuk demantojnë spekulimet se Ahmeti po bëhet gati të zgjedhet president në vitin 2014. Megjithatë thonë se në rast se realizohet ky synim i tyre, atëherë Ahmeti od të ishte kandidati më i përshtatshëm për këtë post.
“Megjithatë varianti i këtillë mund të realizohet vetëm nëse ndryshon Ligji për zgjedhjen e presidentit dhe presidenti zgjidhet në Parlament”, thonë në BDI. ata janë të bindur se edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 partia e tyre do të fitojë tek elektorati shqiptar dhe nuk përjashtojnë mundësinë që atëherë formimin e Qeverisë ta kushtëzojnë me zgjedhjen e një shqiptari për president të Maqedonisë. në BDI nuk duan të komentojnë nëse këto llogari do t’ua prishë paraqitja e Rufi Osmanit në skenën politike, por si shembull se Ahmeti është faktor i rëndësishëm përmendin deklaratën e e ambasadorit amerikan Riker se SHBA mbështet Ali Ahmetin në veprimet e tij për ruajtjen e stabilitetit në Maqedoni tregon për rolin e liderit të BDI-së.
Duke u nisur nga ky aspekt, Ahmeti i çon porosi partnerit të tij të koalicionit se duhet të kihet parasysh mënyra se si vepron ai.
Jozyrtarisht mësohet se tentimi për t’i treguar muskuj njëri tjetrit ka lindur që më herët, ndërsa doli në shesh në momentin kur u përurua Zona e lirë ekonomike në Tetovë. Në këtë moment, Gruevski nuk pranoi të përkthehet fjalimi i tij edhe në gjuhën shqipe, që është gjuhë zyrtare në Tetovë. Pikërisht në këtë moment, mësohet se Ahmeti i urdhëroi ministrat e tij të mos flasin maqedonisht dhe këtu ndodhi fërkimi parë.
Në hapjen e sallës sportive në Sllupçan, Gruevski e zbuti qëndrimin duke lejar të përkthehet fjalimi shqip, kurse edhe shqiptarët folën maqedonisht.
Të gjithë këtë rrëmujë dhe këtë sjellje të Ali Ahmetit nuk kanë pranuar ta komentojnë brenda VMRO-DPMNE-së edhe pse pranojnë se nuk është diçka e zakonshme.
Nga BDI kanë pohuar se kryetari i tyre çdoherë do të dërgojë ftesa burrështetasve të njohur botëror pavarësisht se është lider partie.

Subscribe to comments feed Komente (16 publikuar):

në 06/07/2010 18:13:21
avatar
shum "heret" to mtek ali ahmeti tre her e ke genjejt popullin shqiptar dhe sbesoj me qe dot bin ne gracken tente jemi popull qe falim por nuk harojm
Thumbs Up Thumbs Down
-1
tetova në 06/07/2010 17:33:40
avatar
Ah Baba i shqiptarve je O Ali Ahmeti,vizion te madh dhe plan te madh ke perpara vetes,ishalla e realizion.
Thumbs Up Thumbs Down
1
nuredini në 06/07/2010 15:07:01
avatar
persh zotri ameti emeriton per prezident kam deshir qe fati i hec e meriton i uroj sukses cdo shqiptarit per preziden persh nga franca shqiptaret nga vendlindja
Thumbs Up Thumbs Down
-2
arsim në 06/07/2010 14:27:29
avatar
Te drejtat e shqiptarve qe jane dashur te realizohen ne vitin 2004 sipas marrveshjes se Ohrit ne vitin 2010 ende nuk jan realizuar. Keto veprime politike te BDI-se jan per te mashtruar popullin shqiptar e mos ti kujothet se keta as qe kan kryer punet minimale qe eshte dashur te kryhen, e mos te flasin per me shum. Derisa ne Maqedoni ka lider si Ali Ameti maqedont do ti ken punet shum mire, pa perjashtuar lidert tjer.
Thumbs Up Thumbs Down
1
shkupjani në 06/07/2010 14:14:05
avatar
I shkreti mendon se shqiptaret po hajn bari. E mor Ali Ahmeti, zoti ma baft haram voten qe tqa kam dhan. Kurr me nuk votoj per juve, kurrrrrrrrr
Thumbs Up Thumbs Down
1
une në 06/07/2010 14:13:18
avatar
mundet ali ahmeti te behet ndonjefar plak katundi sa cace ka kapcitete truri i tija si katundare...
Thumbs Up Thumbs Down
-1
Fetmiu-Shkup në 06/07/2010 13:58:35
avatar
Vetem Ali Ahmeti me mencurin dhe guximin qe e ka deshmuar mund ta shpetoj, ta shtij ne Europ dhe NATO Maqedonine. Meriton shume ma teper. Fat qe e kemi. Shendet dhe i prift e mbara. Fetmiu- Shkup
Thumbs Up Thumbs Down
0
sam... në 06/07/2010 13:13:40
avatar
jo mor vlla se nuk bohet shqiptari president ata shkun va dhan votat shkaut per me bashku me ta e ki thot me u ba president papappapapapap,,,
Thumbs Up Thumbs Down
0
shpati@shkup në 06/07/2010 12:37:22
avatar
vetem pak te jet ashtu sic pershkruhen punet e shqipetareve dhe pesha e liderit Ahmeti do te isha i lumtur.,realiteti eshte krejtesisht tjeter.,ne asnjehere nuk kemi qene me te nencmuar si shqipetare se ne kohen e tashme kur shqipetaret i perfaqeson bdi e lideri i saj z.Ahmeti.
Thumbs Up Thumbs Down
0
shkupi në 06/07/2010 11:57:04
avatar
po mesiguri ka 2114, nese do jete gjalle
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 16 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0