Belgjika mbështet Maqedoninë
Belgjika si kryesuese me BE-në së bashku me mediatorin Metju Nimic do të përpiqet të ndërmjetësojë për zgjidhjen e kontestit për emrin, deklaroi kryeministri belg Iv Leterm pas takimit të sotëm në Bruksel me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë Nikolla Gruevski, njoftoi korrespodenti i MIA-s.
"Në javët dhe muajt vijues do të përpiqemi të reagojmë si ndërmjetësues në bashkëpunimin me mediatorin Nimic dhe sinqerisht shpresojmë se me iniciativa edhe nga ana belge do të gjejmë zgjidhje. Iniciativa e Maqedonisë është në BE dhe Unioni nuk do të jetë i plotë pa Maqedoninë", tha Leterm.
Kryeministri Gruevski theksoi se Maqedonia e jep maksimumin të gjendet zgjidhje, duke theksuar se megjithatë kjo nuk varet vetëm nga ana e Maqedonisë.
"Megjithatë, kjo çështje nuk varet vetëm nga ne dhe vetëm nga Nimici, por ndoshta në përmasa të mëdha ose më të mëdha varet edhe nga përpjekjet që do t'i ndërmarrë në Qeverinë e ardhshme greke. Nuk dëshirojmë të themi se ne jemi as optimistë, e as pesimistë, por dëshirojmë të vazhdojmë përmes procesit të Nimicit të kërkojmë zgjidhje e cila do t'i normalizojë marrëdhëniet me Greqinë, e cila do të na zhbllokojë dhe do të gjindet zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët dhe posaçërisht për qytetarët e Republikës së Maqedonisë", deklaroi Gruevski.
Leterm shtoi se i ka uruar Gruevskit dhe Qeverisë, për siç tha, punën impresionuese që e kanë bërë. Për të posaçërisht impresionuese kanë qenë reformat nga sfera e gjyqësisë, ekonomisë dhe arsimit.
"Lidhur me reformat në gjyqësi, Qeveria e Gruevskit punon në mënyrë më efikase nga shumë vende të Evropës Perëndimore, ndërsa posaçërisht nga Qeveria belge", deklaroi kryeministri i Belgjikës.
Leterm tha se problemi me azilantët është zgjidhur dhe se të dyja vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme.
Dy kryeministrat sot nënshkruan Marrëveshje për mënjanim të tatimit të dyfishtë.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj