Artefaktet e Kalasë së Tetovës mahnitin ambasadorin Riker
Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Filip Riker, bashkë me bashkëshorten e tij dhe bashkëpunëtorët e tjerë ka vizituar Kalanë e Tetovës. Në këtë vizitë jozyrtare, të organizuar në bashkëpunim me Behixhudin Shehapin, historian i artit dhe drejtor i Qendrës Nacionale për Konservim (QNK), ai kishte rastin që të njihet me historinë e Kalasë së Tetovës, me gërmimet arkeologjike në këtë lokalitet të rëndësishëm të quajtur Balltepe, si dhe për konservimin dhe rikonstruktimin e pjesës së Konakut të Pashës, përkatësisht të kuzhinës ushtarake, të realizuar nga ana e QNK-së.
Drejtori Shehapi u prezantoi mysafirëve të rëndësishëm të gjitha veçantitë arkitektonike-estetike të fortifikatës, me ngritjet dhe rëniet e saj historike, nëpër të cilat ka kaluar ajo në 200 vjetët e fundit që kur ekziston.
Ai po ashtu prezantoi zbulimet para antike dhe antike në rrethinën e fortifikatës së Tetovës, prej nga ka kaluar rruga e njohur Via Ignatia.
I kënaqur me cilësinë e rikonstruktimit të Kuzhinës, ambasadori Riker vuri në dukje se këto aktivitete riparuese të Kalasë së Tetovës, do të ishte mirë që të vazhdohen, sepse arkitektura e saj është mjaft specifike dhe interesante, ndaj dhe meriton vëmendje të posaçme.
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:250)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:234)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:168)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:156)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:156)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:155)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:75)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj