Sa më afër shkolla, aq më kualitativ mësimi
12 shkolla fillore në Komunën e Tetovës janë ndarë në regjione, pra çdo regjion ka shkollën e saj. Por sa janë të vetëdijshëm prindërit për ti regjistruar fëmijët e tyre në shkollën më të afërt të cilën e kanë në lagjen e tyre, kjo është për të dëshiruar.
Kur bëhet regjistrimi i nxënësve për në klasën e parë nëpër shkollat fillore, disa prindër ia mësyjnë për ta regjistruar fëmijën e tyre në atë shkollë e cila është në qendër të qytetit , apo njihet si shkolla më e vjetër në qytet.
“Po punojmë në atë drejtim me qëllim që nxënësit të mos fokusohen vetëm në njërën shkollë dhe shkolla tjetër të ketë numër më të vogël të nxënësve”, deklaroi pwr “Lajm”, udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari publike në Komunën e Tetovës.
Halimi gjithashtu pohon faktin se sipas informatave nëpër shkolla ka pasur ndonjë rast të tillë, kur prindi ka kërkuar që fëmijën ta regjistrojë në një shkollë e cila nuk i përket atij regjioni ku banon.
“Prandaj për këtë arsye kemi informuar drejtoritë e shkollave me kohë, me qëllim që në vitin e ardhshëm shkollor 2010/2011 të mos kemi ngecje në këtë drejtim.
Se nëse nuk respektohen rregullat ashtu siç duhet, atëherë nëpër shkolla do të na paraqiten probleme të mëdha, për arsye se në njërën shkollë do të ketë tepricë teknologjike të të punësuarve, ndërsa në shkollën tjetër ku ka dyndje të nxënëse do të ketë mungesë të arsimtarëve. Por jo vetëm kjo por do të kemi mungesë të hapësirave dhe nuk mund të kemi kualitetin e dëshiruar në arsim”, deklaron Halimi.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj