Hyrje | LAJME | Maqedoni | S’ka marrëveshje për formimin e komisionit për incidentin në Kuvend

S’ka marrëveshje për formimin e komisionit për incidentin në Kuvend

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Nuk është arritur marrëveshje për formimin e komisionit anketues në koordinimin e grupeve parlamentare në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski për tejkalimin e situatës së ndodhur pas incidentit në Parlament më 1 korrik.
Këtë e deklaroi Safet Neziri nga BDI-ja pas takimit koordinues, duke nënvizuar se partia vlerëson se komisioni anketues duhet të ketë autonomi më të madhe dhe se nuk ka kufizime në punën e tij lidhur me incidentin që ka ndodhur në Parlament. BDI-ja, shtoi ai, kërkon autonomi më të madhe të komisionit anketues, e jo të mbahet puna e komisionit në pajtim me nenin 43 nga Ligji për Kuvendin e RM-së.
Në koordinimin, krahas Veljanoskit, morën pjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit, Rafiz Aliti, Svetlana Jakimovska dhe Jani Makraduli, si dhe Safet Neziri nga BDI-ja, Cvetanka Ivanova nga LSDM-ja, Ilija Kitanovski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Goran Misovski nga PRSD-ja.
Grupi parlamentar i LSDM-së, i përkrahur nga deputetët e PRSD-së, PL-së dhe Alternativës së Re dje kërkuan nga Veljanoski të formojë komision anketues për ndriçimin e incidentit në Kuvend, përgjegjësinë politike dhe  shkeljen e nenit 43 nga Ligji për Kuvendin.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0