Hyrje | LAJME | Maqedoni | Pengesat e shtetit më të ashpra se muri i shengenit

Pengesat e shtetit më të ashpra se muri i shengenit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Përderisa kanë kaluar mbi gjashtë muaj që kur Maqedonia është hequr nga lista e zezë shengen, akoma nuk kanë rënë të gjitha barrierat për udhëtim të lirë të qytetarëve të Maqedonisë. Janë pengesat që i bën shteti, që shumë qytetarë sot e kësaj dite nuk munden të shfrytëzojnë të drejtën për të  udhëtuar jashtë Maqedonisë edhe përkundër dëshirsë edhe mundësive që i posedojnë.
Pengesë më e madhe mbetet procedura maratonike për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta, kurse njëkohësisht në Maqedoni janë çmimet më të larta në rajon për pajisje me kartona të gjelbër. Qytetarët thonë se vonesa e pasaportave dhe çmimi i kartonëve të gjelbër janë një pengesë e madhe për udhëtim të lirë ne vendet fqinje. Ekspertët për çështje ekonomike, thotë se është paradoksale që në kohën kur Maqedonia shënon shifra rekorde negative në sferën e ekonomisë, çmimet për kartonët e gjelbër të jenë kaq të larta.
“Kjo situatë e çmimeve të kartonëve të gjelbër ndikon negativisht në Maqedoni, pasi që shumë banor të vendit vendosin që pushimet t’i kalojnë në vendet fqinje por do të duhet të udhëtojnë me autobusë dhe jo me vetura shkaku i harxhimeve të mëdha. Për këtë arsye shumë pak qytetarë në vend e praktikojnë udhëtimin me makinë ngase në Maqedoni shënohet çmimi më i shtrenjti në rajon për tu pajisur me karton të gjelbër”, thotë Petrit Pollozhani, ekonomist..
Kartoni i gjelbër për një muaj kushton 2.450 denarë, për gjashtë 5.500 denarë dhe për një vit 9.760 denarë
Gjithashtu pengesë tjetër për udhëtim muajve të fundit u bë edhe pajisja me dokumente të identifikimit, për të cilat duhet pritur me shumë se një vit nëse aplikohet përmes procedurës së rregullt.
Për tu pajisur me pasaportë me anë të procedurës të rregullt qytetarët duhet paguar një mijë e 800 denarë, kurse procedura e përshpejtuar kap shumën e pesë mijë denarëve.
Ekspertët shprehin dyshime se edhe në këtë rast bëhet fjalë për truke të institucioneve për të rrjepur sa është e mundur më tepër qytetarët.
“Shteti vonon shumë procesin e pasaportave, e cila gjithashtu ndikon negativisht te qytetarët të cilët janë të detyruar që të paguajnë shuma më të mëdha për tu pajisur me këto dokumente në mënyrë të përshpejtuar. Për këto shkaqe qytetarët janë të detyruar që të mos bëjnë pushime këtë vit dhe ti rrallojnë udhëtimet e tyre në vendet e jashtme”, tha Pollozhani.
Përveç udhëtimit jashtë vendit, shteti pengon lëvizjen e qytetarëve edhe brenda Maqedonisë. Pas vendimit për të liberalizuar importime e veturave, mijëra qytetarë presin me muaj për të marrë targat e veturave që i kanë ble jashtë vendit, që poashtu paraqet një pengesë të llojit të vet. Ndërkaq kufizim i radhës për lëvizjet e qytetarëve shqiptarë paraqesin pikëpagesat e shumta rrugore, dhe çmimi shumë më i lartë që duhet të paguhet për kalim në rrugët magjistrale të Maqedonisë Perëndimore të banuar kryesisht me shqiptarë.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Adriani në 20/07/2010 09:48:58
avatar
Nga te gjitha qe lexova po kuptoje nje sen vetem:
Antishqiptarizem
Kete vetem Ahmeti,thaqi, E te gjitha partit shqiptare nuk jane duke eu kuptuar. Une spo e besoj qe jam me intelektual se ata ne te kuptuarit por besoj qe ata i din te gjitha por nuk munden ta shohi vehten e tyre jashte funksioneve shtetrore te shtetit qe gjobit familjet etyre ne cdo kend e ne cdo moment.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0