Koordinimi te Veljanoski tani për tani pa përparim
Ende është e pasigurtë sa do të zgjasë koordinimi i sotëm i përfaqësuesve të grupeve të deputeteve te kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski.
Diskutimi rreth ndryshimeve të Rregullores filloi para pothuaj pesë orëve, por u ndal për shkak se të dy anët mbeten në qëndrimet e tyre. Shumica në pushtet ende konsideron se është më optimale që opozita të propozojë pikë në rend dite një herë në muaj, kurse opozita edhe më tej kërkon këtë të drejtë ta shfrytëzoj në çdo seancë të re plenare.
Çështja rreth kërkesës së opozitës për vendosjen e mekanizmit parlamentar për kontrollimin e harxhimeve të parave nga buxheti, e cila gjithashtu sot duhej të shqyrtohet, ende nuk është hapur.
VMRO-DPMNE-ja, siç informojnë përfaqësuesit e partisë, angazhohen dha kanë për qëllim t'i mbyllin të dy pikat, formimin e komisionit anketues dhe ndryshimet e Rregullores së Kuvendit, në afat sa më të shkurtë, me qëllim që deri në fund të javës të vendosen në seancë plenare. Vetëm në këtë rast, paralajmërojnë, Kuvendi mund të fitojë notë pozitive nga Brukseli.
Përderisa në koordinim nuk arrihet pajtueshmëri, gjegjësisht ndryshimet nuk miratohen, atëherë, sipas shumicës në pushtet, opozita do të dëshmojë se punon në fitimin e raportit negativ. Kjo, thonë, do të ndryshojë shumë punë, jo vetëm në Kuvend , por edhe në planin politik. /mia/
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj