Hyrje | LAJME | Maqedoni | LSDM: Cvetanov konfirmim për kriminalin në pushtet

LSDM: Cvetanov konfirmim për kriminalin në pushtet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

LSDM-ja e vlerëson dorëheqjen e drejtorit të Drejtorisë për prandalimin e larjes së parave Vane Cvetanov si "pranim për kriminalitetin e Qeverisë dhe të VMRO-DPMNE-së".
"Nuk ka konfirmim më të madh kur funksionarë të vendosur personalisht nga Nikolla Gruevski flasin publikisht për kriminalitetin", tha zëdhënësi i LSDM-së, Emilijan Stankoviq në konferencën e sotme për shtyp.
Sipas tij, "raportet negative revizore, furnizimet publike kriminale, tendere të kurdisura me provizione të mëdha, pasurimi brenda natës i funksionarëve të theksuar, është bërë shenjë mbrojtëse e Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së".
"LSDM-ja në të gjitha katër vitet e kaluara pohon se me vetëdije bëjnë gjithçka që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO Aleancës, të bëhet zonë gri në të cilën do të qeverisë krimialiteti dhe korrupsioni në pushtet", tha Stankoviq.
Ai thotë se për kriminalin në Qeveri folën edhe ish-zëdhënësi i Fondit për shëndetësi dhe sekretari shtetëror në Sekretariatin për çështje evropiane. /mia/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0