Ueb faqet maqedonase ofendojnë Tetovën
Nëpërmjet ueb faqes travel2macedonia.com.mk tashmë në format më të paturpshme kërkohet të shfytyrohet Tetova, duke plasuar informacion të shtrembëruar, tendencioz dhe me një qëllim të mbrapsht për të krijuar përshtypjen se Tetova është qytet i “rrezikshëm”, sikur të ishe një katund në Afganistan, ku ka shumë pak siguri për qytetarët. Kjo propagandë e sofistikuar, e cila nuk dihet se ku i ka rrënjët, duket si një projekt i programuar që kërkon të jap informacion “nëntokësorë”, të përgatitur vetëm për të përbaltur fytyrën e vërtet të Tetovës, e cila tashmë po njeh progresin dhe frymën e zhvillimeve moderne. Ping-pongu, që luhet me autenticitetin e kësaj faqeje dhe financimin e saj, kanë krijuar një mjegull të qëllimshme për të “fundosur” progresin e Tetovës dhe për ta paraqitur atë të “vrazhdë”, të “rrezikshme” dhe “primitive”, ashtu siç është projektuar në kokat e kreatorëve të kësaj ueb faqe që ka mundësi të jetë e financuar nga Ministria e Kulturës. Ky është ataku më brutal që mund t’i bëhet identitetit dhe fizionomisë së mirëqenë të një qyteti, i cili tashmë njeh rrugën e progresit dhe të vlerave kulturore.
Shihet qartë që kjo është një propagandë e orkestruar, në të cilën heshturazi merr pjesë edhe Ministria e Kulturës dhe ndonjë ministri tjetër, për ta përbaltur trashëgiminë, vlerat dhe aspektin turistik të Tetovës. Të gjitha parametrat aktual flasin për një Tetovë ndryshe, të civilizuar, të denjë për çdo investim nga jashtë dhe për çdo vizitë nga turistët e huaj, të cilët në Tetovë do të gjejnë, qetësi, progres, dhe bukuri të jashtëzakonshme për relaks dhe në të njëjtën kohë një trashëgimi të pasur kulturore që ka rrënjët në një civilizim disa shekullor. Tetovën e vërtetë mund ta gjeni tek www.studentet.info.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj