Hyrje | LAJME | Maqedoni | Shkup, USHT transferohet në objektin “De Koka”

Shkup, USHT transferohet në objektin “De Koka”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Që nga fillimi i vitit të ri akademik 2010/2011, studimet e disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), do ta ndërrojnë lokacionin e tyre duke u treanfsferuar në objektin “De Koka”, apo Ilindeni i mëparshëm. Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti thotë se kjo është ide është për një zgjidhje afat mesme. “Fakultetet e disperzuara të Universitetit të Tetovës do t’i sjellim te De Koka apo Ilindeni i dikurshëm, i cili dikur ishte objekt publik shtetëror kurse tani është objekt privat. Kjo ide është zgjidhje afat mesme për studimet e disperzuata të USHT-së në Shkup”, tha Mexhiti. A shtoi se zgjidhja e këtij problemi do të bëhet në të ardhëm, për të cilat studime do të sigurohet një objekt i përhershëm nën funksion të USHT-së. “Pas pesë deri më dhjetë vite do të sigurohet apo ndërtohet objekt i përhershëm i USHT-së në Shkup, meqë numri i studentëve shkon duke u rritur”, tha Mexhiti, duke shtuar se gjithçka do të jetë gati për në tetor, kur dhe nis viti akademik. Përderisa gjatë vitit të kaluar në Shkup u bë disperzimi i fakultetit juridik dhe atij të administratë biznesit, gjatë këtij viti do të disperzohen edhe katër fakultete tjera ndër të cilat janë Gjuha dhe letërsia angleze dhe ajo gjermane e cila hyn në degën e fakultetit Filologjik, studimet politike dhe drejtimi i gazetarisë, ku janë paraparë 710 vende të lira nga të cilat 605 janë paraparë të jenë me kuotë shtetërore dhe 105 me vetëfinancim. Ndërkaq gjatë vitit të kaluar numri i vendeve të lira ishte 200 prej të cilëve u plotësuan vetëm 140 vende në drejtimin e administratës së biznesit dhe atë të juridikut.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0