Shkup, ndërtohet kisha “Nënë Tereza”
Për ndër të Nënë Terezës do të ndërtohet dhe marrë emrin e saj kisha katolike ku ajo ka shërbyer në Shkup. Ajo gjendet përballë Qendrës Tregtare Mavrovka, ngjit me Universitetin Shën Kirrilli dhe Metodi. Në atë kishë ku ka vetëm një kryq mbi një barakë, ka shërbyer për disa vjet Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nga e gjithë bota si Nënë Tereza. Dyert e kësaj barake ka vite që qëndrojnë të mbyllura. Tashmë ndërtimi i kishës së Nënë Terezës ka kaluar në planin detal urbanistit dhe së shpejti pritet që të nisë ndërtimi i saj. “Meqë është vit jubilar për Nënë Terezën, edhe ne kemi ndërmarr disa aktivitete në bashkëpunim edhe me sektorin civil. Projekti kryesor për këtë vit është kisha katolike që gjendet në hyrje të Çairit, përballë Qendrës Tregtare ‘Mavrovka’, në hyrje të Universitetit të Shkupit. Momentalisht ajo është e vendosur në një barakë të amortizuar, mirëpo ka shumë vlera, pasi aty ka shërbyer Nënë Tereza”, tha për “Lajm”, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Siç ka treguar Dom Lush Gjergji dhe përfaqësuesit e Kishës Katolike të Maqedonisë, në atë kishë ka shërbyer Nënë Tereza, gjë që , siç thotë Mexhiti, e rrit vlerën e një objekti fetar. “Në Planin Detal Urbanistik është vendosur ndërtimi i kësaj kishe që do të mbajë emrin Nënë Tereza. Plani është valid dhe sigurisht se shumë shpejt do të kemi takim me përfaqësuesit e Kishës Katolike për të siguruar donacione për realizimin e këtij projekti”, thotë ai. Kisha Katolike e Maqedonisë është e gatshme që të nisë ndërtimin e kishës së Nënë Terezës, ndërsa për mjetet financiare nuk është shumë problem, pasi, meqë ajo do të mbajë emrin e Nënë Terezës, edhe donatorët nuk mungojnë.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj