Hyrje | LAJME | Maqedoni | Zonja Bler mysafire te tajkuni shqiptar Rezart Taçi

Zonja Bler mysafire te tajkuni shqiptar Rezart Taçi

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bashkëshortja e Toni Bler, Çeri Bler, ka fituar 200 mijë euro nga biznesmeni shqiptar “kontrovers” Rezart Taçi, për ta vizituar Shqipërinë, shkruan “Dejli Mejl”. Çeri Bler, e cila është avokate dhe luftare për të drejtat e njeriut, javën e kaluar ka qenë privatisht në Shqipëri, përderisa bashkëshorti i saj ka qenë në Prishtinë, për të pranuar nderime për kontributin e tij për pavarësimin e Kosovës. Gazeta e Londrës “Dejli Mejl”, zbulon se biznesmeni shqiptar Rezart Taçi i ka paguar Çeri Bler 200 mijë euro, dhe ka organizuar që ajo të vijë në Tiranë, dhe ai të përmirësojë reputacionin e ulur në Shqipëri. Biznesmeni shqiptar është bërë i pasur duke shitur naftë dhe derivate të saj. Ai është i dyshuar se ka rrahur një gazetar lokal, i cili në njërin nga tekstet e tij e ka gjykuar për korrupsion dhe mospagesë të borxheve ndaj shtetit. Taçi ka mundur të jetë i dënuar me tri vjet burg. “Dejli Mejl” e ka kritikuar Çeri Bler sepse “ka pranuar të jetë mysafire e një personi të tillë”.
Përfaqësuesi i saj për publikun i ka demantuar pohimet e “Dejli Mejl” dhe ka potencuar se ajo nuk ka fituar asgjë në Tiranë, por ka pranuar se ka mbërritur me aeroplanin privat të biznesmeni shqiptar.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

neoillyrian në 21/07/2010 10:11:20
avatar
kush thot se e ka rrahur nje gazetar, ai nuk eshte gazetar por eshte Komunist.Rezarti eshte shembulli ma i mire Shqiptar, shihni se cfar ben per shqiperi por gazetaret medomos ta permendeni cda here sa ka pat nje konflikt me nje gazetar- me nje gazetar antishqiptar.bëjni lajmet pak me vetedije kombetare sic behen ne tere evropen.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0