Tentim për zhdukjen e “varrezave masive”
Në afërsi të fshatrave Kuçevishtë e Pobozhe, rreth lumit Lepenc, në vendet ku dyshimet se ekzistojnë varreza masive të kosovarëve të vrarë gjatë konfliktit të vitit 1998-1999 janë vërejtur lëvizje të personave të ndryshëm. Dyshohet se ata janë gërmues ilegal që kërkojnë ar e argjend, por nuk përjashtohet edhe mundësia që ata të jenë persona që kërkojnë të zhdukin gjurmët e varreve të kosovarëve të vrarë nga serbët. Banorët e kësaj zone thonë se gjatë vikendit janë bërë gërmime, të cilat më pas janë mbuluar dhe rregulluar aq mirë, saqë nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Zona ku supozohet se janë varrosur kosovarët e vrarë gjatë konfliktit nuk mbrohet nga askush dhe deri në momentin kur të përfundojnë procedurat për nisjen e hetimeve, nëse ka apo jo varreza masive në Maqedoni, ka gjasa që ato të zhduken tërësisht pa lënë asnjë gjurmë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Maqedonisë nuk dinë dhe nuk u intereson për lëvizjen e personave të dyshimtë rreth kësaj zone, por theksojnë se bashkëpunimi me Kosovën është në nivel dhe se po punohet në këtë drejtim. Ndërsa ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Skënder Dyrmishi gjatë gjithë ditës së martë ishte i pakapshëm për redaksinë.
Kohë më parë Shoqata e të zhdukurve të luftës së Kosovës, hodhi dyshimet se në afërsi të lumit Lepenc mund të gjendet një varrezë masive e përbërë nga rreth 40 viktima të konfliktit. Para një muaji Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, kërkoi nga ministria e Jashtme e Maqedonisë që të punojnë në zbardhjen e këtyre dyshimeve.
Sipas ekspertëve, Maqedonia duhet të përgjigjet, nëse eventualisht zbulohet ndonjë varrezë masive e kosovarëve të vrarë. “Maqedonia jo vetëm se do të marrë pikë negative, edhe nga Evropa edhe nga të gjithë faktorët relevantë, por mund të ketë edhe përgjegjësi konkrete”, tha pak ditë më parë eksperti i çështjeve juridike Osman Kadriu. Edhe pse çyshtja është hapur, deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë për zbardhjen e saj, ndërsa mos mbrojtja e zonës së dyshuar mund të sjellë zhduk sërish gjurmët.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:56)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:44)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:32)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:29)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:28)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:15)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj